Prodhimi i uniformave sportive amerikane në Kinë çmend SHBA-në

14 Korrik 2012, 10:57Sport TEMA

 Uniformat e atletëve të ekipit amerikan në Lojërat Olimpike “Londra 2012” kanë ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe të kaltër, të gjitha që përbëjnë dhe flamurin amerikan, por ato janë të prodhuara në Kinë. Ky fakt ka nervozuar në masë të madhe anëtarët e Kongresit të SHBA-së.Republikanët dhe demokratët kanë reaguar ashpër në vendimin e Komitetit Olimpik të SHBA-së që beretat, xhaketat e pantallonat për hapje dhe mbyllje të ceremonisë së Olimpiadës, pastaj uniformat për gara e stërvitje janë prodhuar në fabrikat e ngritura në Kinë, derisa industria e tekstilit në SHBA, po ka vështirësi ekonomike dhe nuk po mund të përballet me numrin e madh të punëtorëve, të cilët çdo ditë e më shumë po kërkojnë punë.

“Jam shumë i shqetësuar. Mendoj se zyrtarëve të Komitetit Olimpik duhet t’u vijë turp. Mendoj se ata duhet të ndihen të poshtëruar. Mendoj se ata duhet t’i marrin të gjitha uniformat, t’i gjuajnë mbi një tufë të drunjve dhe t’i djegin të gjitha, për të filluar nga e para”, ka thënë lideri i senatit amerikan, demokrati Harry Reid. /KD

5 komente në “Prodhimi i uniformave sportive amerikane në Kinë çmend SHBA-në”

  1. adriatiku says:

    Hahahaha….cme kenoqi ky tipi. Edhe sa vjet te duhen ty mor syplasur te kuptosh qe Amerikes i kon rene pantalloneat poshte gjunjeve…?
    Injorancia nuk ka brire ne cdo vend te botes.

  2. korabi says:

    po ja mbajti amerikes le ta kruaj me kinen .

  3. Ton says:

    Amerikanet e shkrete e kane shume frike Kinen, sidomos kur kinezet vijne ketu neper kontiniera anijesh. Aq e mire dhe cilesore eshte jeta ne Kine.

  4. arjan says:

    pse shkoni aq larg po komentoni pak uniformat ne komitetin olimpik shqiptar mos u merrni me SHBA.PO ME SHQIPERIN SI DO PERFAQESOJN KOMBIN ME CFAR UNIFORMASH.ADIDAS NIKE PUMA APO OLA 1

  5. TOTILA says:

    “ADRIATIKUT DO T’I JEPJA PAK TE DREJTE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje