Lionel Mesi, fituesi i edicionit inaugurues të “Lojtari i Vitit në Evropë”, kryeson përsëri listën e emrave të kandidatëve të publikuar nga UEFA, përkrah 31 futbollistëve të tjerë.
32 emrat do të shkurtohen në 3 gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa trofeu i edicionit të dytë do të dorëzohet me 30 gusht në mbrëmjen gala të organizuar në Monako nga UEFA.
Pretendentët janë emrat e zakonshëm si Mesi, Kristiano Ronaldo, Pirlo apo spanjollët që fituan Euro 2012, pasi 8 prej tyre janë në këtë listë. Por bie në sy fakti se mes këtyre emrave figuron edhe ai i një uellsiani thuajse të panjohur përpjesë tjetër të Evropës, Lesli Devis, futbollist i Bangor në kampionatin e vendlindjes së tij.
Kjo përzgjedhje vjen për faktin se lista ndërtohet nga votimet e gazetarëve që punojnë për UEFA-n nga 53 vendet anëtare të saj dhe mjafton thjesht një votë për të qenë pjesë e kësaj liste që ndërtohet vetëm për futbollistët që luajtën në kampionatet evropiane në sezonin e kaluar.
Lista e 32 lojtarëve që konkurrojnë për çmimin “Lojtari i Vitit në Evropë”
Serxho Aguero, Mario Baloteli, Xho Hart, Vinsent Kompani, David Silva, Jaja Ture (Mançester Siti)
Ksabi Alonso, Iker Kazijas, Fabio Koentrao, Mesut Ozil, Pepe, Serxho Ramos, Kristiano Ronaldo (Real Madrid),
Jakub Błaszczikovski (Borussia Dortmund)
Xhanluixhi Bufon, Andrea Pirlo (Juventus)
Petr Çeh, Frenk Lampard, Fernando Torres (Çelsi)
Lesli Devis (Bangor Siti FC)
Didier Drogba (Shangai Shenhua)
Cesk Fabregas, Andres Iniesta, Lionel Mesi, Ksavi Hernandez (FC Barcelona)
Falkao (Atletiko Madrid)
Zlatan Ibrahimoviç (Milan)
Shinji Kagaua, Uejn Runi (Mançester Junajtid)
Luka Modriç (Totenhem)
Raul Gonzalez (al-Sadd)
Robin Van Persi (Arsenal)