Maradona kërkon 17 milion euro nga Al-Uasl

16 Korrik 2012, 12:48Sport TEMA

Diego Armando Maradona ka bërë të qartë se kërkon të dëmshpërblehet me 17 milion euro për ndërprerjen e parakohshme të kontratës së firmosur me ekipin e Al-Uasl në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo shumë parash është e barabartë me gjysmën e shifrës prej 34 milionë eurosh që figuron në kontratën e tij, nëse do ta kishte mbyllur atë në vitin 2013.

Megjithatë, Al-Uasl ka bërë të ditur se nuk ka ndër mend të paguajë shifra të çmendura për argjentinasin dhe do të mjaftohet me pagesën e 3 milionë eurove si dëmshpërblim, shumë e barabartë me dy muaj rrogë për argjentinasi.

Përballë një situatë të tillë, për të evituar një gjyq që do të sillte një dëm të imazhit, të dy palët kanë vendosur të negociojnë dhe Maradona ka bërë të qartë se nuk dëshiron të largohet nga Dubai, duke synuar ndonjë post tjetër brenda klubit. Drejtuesit e Al-Uasl, po mendojnë që për të mos dalë të humbur plotësisht nga kjo çështje, mund ta caktojnë atë si ambasador ndërkombëtar dhe pjesëtar të këshillit teknik, një rol të cilin e ka “shpikur” Fabio Kanavaro te Al Ahli Dubai.

Kuptohet që si Maradona, ashtu edhe Al-Uasl e shohin të pamundur kthimin e argjentinasit në pankinën e kësaj skuadre për sezonin e ardhshëm, dhe klubi ka bërë të qartë se ai është i lirë të kërkojë një ekip tjetër, me shpresën që të heqë qafe si argjentinasin, ashtu edhe rrogën e tij stratosferike. /lajmeshqip

2 komente në “Maradona kërkon 17 milion euro nga Al-Uasl”

  1. Treviso says:

    Maradona e ka bere shkollen e tregtise ne Napoli dhe stazhin po atje.

    1. Argita_B says:

      Eshte i vetmi i ashtuquajtur trajner qe nuk ka fituar asnje titull dhe mer 20 milion euro ne vit!!!
      Maradona e vetmja qe qe arriti te fitoje me Argjentinen, al Uasl si trajner, eshte paraja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje