Lionel Mesi ka bërë një përgënjeshtrim publik të intervistës së tij të shfaqur në revistën hungareze “Kepes Sport”, e cila pak ditë më parë publikoi një artikull të gjatë me deklaratat e yllit argjentinas.
Kompania që përfaqëson të drejtat e imazhit të futbollistit bëri të ditur se “familja Mesi do të ndërmarrë veprimet ligjore të nevojshme”, ndaj kësaj reviste e cila i atribuonte shumë deklarata Mesit, ndër të tjera atë të ndrojtjes së tij. Sipas asaj që shkruhej në intervistën e publikuar në revistën hungareze, kur ishin në akademinë e Barcelonës, Fabregas dyshonte se mos Mesi ishte memec meqë ishte shumë i ndrojtur dhe nuk u fliste fëmijëve të tjerë.
Në të njëjtën intervistë, jepen edhe vlerësime për Pep Guardolën, duke e cilësuar “mënyrën më të mirë” për të marrë tituj te Barcelona, si dhe një vlerësim për Neimar i cili i bën elozhe të vazhdueshme.
Megjithëse kjo intervistë është krejtësisht e shpikur, brenda dy ditësh ajo ka bërë xhiron e mediave botërore duke u publikuar si e vërtetë. Kjo ishe arsyeja pse argjentinasi vendosi që të ndërhynte, në mënyrë që të paralajmëronte edhe mediat e tjera që të mos shpiknin prononcime të tij.
O Mesi, o legen loooooool Sa inat e kam kete Mesi shkerdhaten qe i ben golat me lehtesi fare hahaha
Nese ke inat Messin, atehere ka shume te ngjare te kesh prirje homoseksuale dhe te pelqesh C.Ronaldon. Golat me lehtesi behen nje here apo dy here, por jo 80 here per nje sezon. Ti Raimond, shiko telenovela, se nga futbolli nuk paske haber.
me sa shkruan kjo reviste,po krijoje idene se Messi qenka me te vertete nje djale perfekt,pa fjale i perkushtuar me gjthe shpirt futbollit,ku dhe ka arritur majat etij.nje lojtar qe te kenaq ta shohesh ne fushe.suksese ne te ardhmen.