Juve refuzon 25 milionë euro nga PSZH për Vidal

15 Korrik 2012, 18:06Sport TEMA

PSZH po sulmon kampionatin italian të futbollit duke blerë çdo kampion të mundshëm falë ofertave të çmendura që bën. Pas Laveci e Tiago Silva dhe në pritje të Ibrahimoviç dhe Verrati, parisienët kanë bërë një ofertë për mesfushorin kilian të Juventusit, Arturo Vidal.

Por këtë radhë, shuma prej 25 milionë eurosh nuk ka bërë që drejtuesit bardhezinj të pranojnë, ndërsa kanë refuzuar këtë ofertë të parë të klubit parisien, edhe për faktin se atyre nuk u ka pëlqyer mënyra se si PSZH u ka rrëmbyer para syve talentin e ri Verrati.

Për Vidal kjo nuk është hera e parë që Juventus refuzon interesimin e klubeve të rëndësishme, pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe më përpara me Real Madrid. Ndërkohë, bardhezijtë kanë hedhur poshtë edhe ofertat që u kanë ardhur nga Bajern Mynih e po sërish PSZH për futbollistë si Markizio e Pirlo.

Deri tani, kampionët e Italisë janë të vetmit që po arrijnë t’u rezistojnë shumave të mëdha që paguajnë sheikët arabë, gjithmonë nëse këta të fundit nuk e marrin këtë si sfidë dhe u rikthehen propozimeve me shifra edhe më të çmenduara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje