Portierja e kombëtares amerikane në futboll, Hope Solo, ka bërë një rrëfim jo shumë të zakonshëm për atë që ndodh në Fshatin Olipmik, në prag të Lojrave Olimpike në Londër. Sipas saj, në Fshatin Olimpik bëhet seks i shfrenuar.
“Në këtë strukturë bëhet shumë seks. Disa emocione përjetohen vetëm një herë në jetë dhe për këtë arsye kërkon që të ruash sa më shumë kujtime. Si në sport, ashtu edhe në seks”, është shprehur ajo për rrjetin sportive ESPN.
“Atletët nuk kanë limite, kur stërviten, bëjnë mirë, por kur pijnë mund ta imagjinoni vetë se çfarë mund të ndodhë. Në Pekin 2008 takuam personalitete të mëdha si Vince Vaughn e Steve Byrne. Unë kisha një medalje ari në qafë dhe ata më bënë gjithçka. Dhe kur u ktheva në dhomë…nuk është e thënë se isha vetëm. Por ky është sekreti im olimpik”, ka thënë portiere e konsideruar si një ndër sportistet më seksi, ndërsa pohon se në Fshatin Olimpik bëhet seks kudo, në fusha, pemë, dhoma.
e mo mire cte keqe ka, sikur nuk behet seks ne te gjtha shtepite, hotelet, motelet e parqet e bote. Kush ka qejf le te beje vecse jo me dhune. Se fundi detyra qe na ka caktuar natyra eshte vetem kjo te bejme sa me shume seks.
Qe sme doli edhe mua te merrja pjese ne Olimpiade…:D