Veterani italian, Gennaro Gattuso ka zbuluar se Alessandro Nesta dhe ai u largua nga Milani, sepse për ta “nuk kishte nevojë” trajneri Massimiliano Allegri.
“Ne të dytë mendonin se Allegri nuk kishte nevojë për ne, kështu që u larguam”, ka thënë 34-vjeçari Gattuso, i cili iu bashkua radhëve të klubit zviceran, Sion.
“Unë nuk jam i çmendur, jam krenar për periudhën e kaluar në Milano. Ata donin të më mbanin mua, por është i vështirë qëndrimi kur trajneri mendon ndryshe nga të tjerët. Nuk bëj polemika, unë kam një marrëdhënie të mirë me Allegrin”, ka thënë Gattuso.
Nesta sakaq ka kaluar tek klubi kanadez, Impact Montreal, e cila luan në ligën amerikane, MLS.