UEFA fitime rekorde prej “EURO 2012”

18 Korrik 2012, 11:41Sport TEMA

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) në Kampionatin Evropian të fundit në Ukrainë dhe Poloni ka arkëtuar të ardhura rekorde prej 1.383 miliardë eurove.

Në kampionatin e fundit katër vjet më parë në Austri dhe Zvicër, UEFA ka fituar 1.35 miliardë dollarë.

Shumica e parave të Kampionatit Evropian të vitit 2012 i ka fituara nga shitja e të drejtave të televizioni,t 815 milionë euro, ndërsa nga shitja e biletave 130 milionë euro.

Ndeshjet, gjatë garave që prej 8 qershorit deri më 1 korrik në stadiumet në Kiev, Donetsk, Kharkiv, Lviv, Varshavë, Wroclaw, Gdansk dhe Poznan u ndoqën nga 1,44 milionë shikues mesatarisht 46471 për lojë. Mesatarisht stadiumet ishin të mbushura 98,6 për qind.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje