Shaqiri vs Robben. Dueli i tyre ka nisur! Të dy mesfushorët e Bayern Munchenit janë bashkuar për herë të parë në përgatitje. Shaqiri 20-vjeçar është optimist.
“Jam i bindur kush është i përfshirë në përgatitje, edhe do të luaj”, ka thënë Shaqiri.
“Më sulmo, më sulmo”, i drejtohet Arjen Robben Shaqirit.
Holandezi qysh në stërvitjen e parë e ka ndier prapa qafës frymën e Xherdan Shaqirit.
Ish-mesfushori i Baselit bashkë me ekipin gjerman kanë udhëtuar në kampin stërvitor në afërsi të liqenit Garda, në veri të Italisë. Shaqiri kishte të veshur një fanellë të shkurtër, derisa Robben që nisi të hënën stërvitjet, pas dështimit të tij me Holandën në kampionatin evropian “Euro 2012”, kishte edhe një jelek përmbi.
Futbollisti kosovar do të ketë yllin holandez konkurrentin më të madh për të zënë një vend në përbërjen e parë, meqë të dy luajnë në krah të mesfushës./KD