Ronaldo: Liga spanjolle, më e vështira

18 Korrik 2012, 17:35Sport TEMA

Kristiano Ronaldo është i bindur se në sezonin e fundit ai ka arritur të fitojë kampionatin me të vështirë në botë, atë spanjoll, ndërsa ka treguar se vazhdon t’i gëzohet suksesit që arriti të triumfojë në këtë turne kaq të vështirë.

Futbollisti portugez ka luajtur një rol kryesor në suksesin e Real Madrid në kampionat, duke shënuar 46 gola, ndërsa pranon se mundja e Barcelonës pas tre viteve dominim radhazi ishte maja e suksesit të tij në karrierën me madrilenët.

“Mendoj se momenti më i mirë deri tani ishte fitorja e kampionatit”, tha ai gjatë një interviste për televizionin shtetëror në Tajlandë, ku gjendet për një turne promocional. “E them këtë pasi mendoj se kampionati spanjoll është më i vështiri në botë. Ai ka skuadra të mëdha si Barcelona dhe të përfundosh 9 pikë para saj… kjo do të thotë shumë”.

Më pas, lojtari iu kthye diskutimit të gjatë të penalltive në humbjen në gjysmëfinalet e Euro 2012 me Portugalinë ku ai nuk pati rastin të realizonte gjuajtjen e tij kundër Spanjës pasi kishte zgjedhur penalltinë e 5-të.

“Këto janë thjesht vendime të momentit. Unë kujtoj që kur luajtëm në Ligën e Kampioneve përballë Bajern Mynih, gjuajta i pari dhe humba penalltinë. Ndaj gjithçka mund të ndodhë pasi penalltitë janë thjesht lotari”.

7 komente në “Ronaldo: Liga spanjolle, më e vështira”

  1. Klajdi says:

    kampionatin nuk e fituat ju, por e humbi barcelona me leshimet qe beri dhe eksperimentet qe bente guardiola me 3 mbrojtesa

  2. paskali vl says:

    po or po ” me i veshtiri ”
    ik provoje ne itali po pate bythe e pastaj fol i lyer me graso

  3. thagma says:

    Si qenka me i veshtiri kur vetem dy ekipe shkeputen 30 pike nga te tjerat ???? Hik ore koqe

  4. Leo says:

    Eshte me i forti prej dekadash, jo prej vitesh! E kam thene me kohe qe si Liga nuk ka kampionat ne Bote; kush flet per kampionat italian apo inglez, i ka zaret mangut… e kote t’i spjegoj arsyet se duhet t’i njohe fare mire!

  5. FIER says:

    100% DAKORT! Kampionati spanjoll eshte me i forti ne Bote. Mos shikoni shkeputjet e Realit & Barcelones, por shihni edhe forcen e madhe te Valencias, Atleticos se Madridit, Atletic Bilbao, Espanyol, Sevilla, Malaga, etj. Nje Atletic Bilbao turperoi me te miren e Anglise – Manchester U, si ne fushen e vete ashtu edhe jashte; turperoi gjithashtu Shalken e Gjermanise me nje ekip te rinjsh 22 vjeçare. Keto tre skuadrat e para, ishin per Kupe Kampionesh, por ç’ti besh, vendet jane vetem kater per Spanjen, ndryshe sot nuk do te flisnim per Chelsin(e vdekur)kampione!

  6. TOMS says:

    Nuk ka njesi matese krahasuese se kush eshte me i miri; kjo jo vetem nga ne amatoret, por edhe nga specialistet me te mire te futbollit,te cilet kane shume kritere krahasimi dhe perseri jane ne kundershti te medha me njeri tjetrin. Per te thene se kush eshte me i miri, varet nga subjektivizmi i gjithsecilit. Per mua eshte kampionati gjerman, sepse ka shikushmeri me te larte se cdo kampionat tjeter ne bote, ka loje sulmuese, ka gola me shume per ndeshje, luhet hapur dhe me disipline te larte tekniko-taktike. Nuk eshte i perfolur per trukime, te cilat ulin interesin per futbollin. Prodhon futbolliste cilesore per te krijuar pese ekipe kombetare, etj., etj. Por a kam te drejte une?. Kete nuk e di, eshte thjesht preference sipas shijeve te mija per futbollin. Po te thoja se kam te drejte une do te bija ne kundershtim me ato qe thashe me lart.

    1. Pirro says:

      Qe s’ka njesi matese dhe qe gjithçka eshte subjektive, ke te drejte Toms. Por mua me pelqen futbolli spanjoll, spektakel me ekstrem se ai qe ofron Liga deri tani nuk kam pare asgjekundi!!! Ne Bundeslige luhet nje futboll shume atletik dhe taktik si dhe pak teknik; nuk ka si te jete argetues nje futboll i tille, megjithate hapesire te lire relativitetit…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje