Revista gjermane “Der Spiegel” nuk ka kursyer kritikat e ashpra ndaj zhvillimit të Lojërave Olimpike në Londër, duke e cilësuar kryeqytetin anglez ndër më të papërshtatshmit për një aktivitet të përmasave të tilla. Në artikullin e saj të fundit me titullin “Prologu i një dështimi me përmasa olimpike”, kritikohen elementët që sipas saj pritet të sjellin dështimin e Olimpiadës, si çmimet e larta, transporti publik i papërshtatshëm dhe sidomos klima me shumë shi.
Një nga shqetësimet kryesore sipas kësaj reviste është gjendja e transportit publik në këtë qytet, pasi metroja angleze që është më e vjetra në botë, nuk ka forcën të përballojë 1 milionë vizitues më shumë në ditë.
Një rëndësi shumë e veçantë i jepet çmimeve në kryeqytetin anglez. Londra është një nga qytetet më të shtrenjta në Evropë dhe gjatë Lojërave Olimpike, çmimet kanë filluar të rriten, duke e bërë të vështirë për një turist të thjeshtë të kalojë një periudhë të gjatë në këtë qytet.
Por elementi më shqetësues sipas “Der Spiegel” është ajo për të cilën Komiteti Organizator i Lojërave Olimpike nuk mund të marrë asnjë masë për të rregulluar: klima. “Deri tani koha ka qenë e ftohtë dhe gri, ndërsa meteorologët parashikojnë që gjatë Olimpiadës koha të jetë më shi, me shi dhe përsëri me shi”, shkruhet në revistën gjermane. /lajmeshqip
kjo tregon se anglezt jan komb i fort dhe s’pjerdhin prej shiut.
nese gjermant tuten esht faji i tyre…
nderkaq o;ompiada esht per ata qe kan pare.
kush s’ka pare le te rrij ne shtpi ose ke televizori i klubit te lagjes
persa i perket transportit vertet londra eshte “xhungel” por a ka qejf me te madh sesa te rrosh ne shungel.??
shko dhe shijo amazonen e amerikes..
pastaj hajde ne londren e europs..
hijeshi…..
Gjermanin’ osht tu e myt dielli! ?