“Kavanin do ta lë të kalbet në stol!”

20 Korrik 2012, 11:06Sport TEMA

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, në një takim me tifozët ka folur hapur rreth asaj që mendon për futbollistë të ndryshëm dhe ka bërë të qartë se askush nuk mban peng skuadrën për t’i rritur rrogën.

“Kavani? E lë të kalbet në stolin e rezervave nëse më kërkon 7-8 milion euro në vit. Jovetiç? Preferoj një napolitan para një futbollisti i cili më pas është i aftë të të kërkojë shifra të jashtëzakonshme pasi të luajë disa vite këtu”, ishin fjalët e tij, duke bërë të qartë se nuk do të pranonte asnjëherë shantazhet nga futbollistë të ndryshëm.

“Raiola është një person i bezdisshëm pasi prej vitesh po mundohet të largojë Hamshik, por Marek është prej hekuri dhe nuk lëviz nga këtu”, tha De Laurentis duke iu përgjigjur pyetjeve për menaxherin italian i cili ka bërë të qartë se futbollistët më të mirë duhet të ikin nga Italia sa më parë.

Më pas, presidenti i Napolit foli për merkaton në përgjithësi, duke pranuar se gjithçka është vështirësuar për shkak të krizës ekonomike që po kalon Italia dhe Evropa në përgjithësi.

“Merkatoja aktuale është vështirësuar shumë, përshtatja me rregullat e fair–play financiar i përfshin të gjitha klubet. Këtyre normave iu përshtatet edhe një klub elitar si Milan. Por me shumë mundësi, lojtari i krahut të majtë që na mungon, do të vijë gjatë verës”, ka premtuar ai.

1 komente në ““Kavanin do ta lë të kalbet në stol!””

  1. Argita_B says:

    Se le dot ne stol jo, se i shkon vlera nga 30 milion euro ne 10 milion dhe humb 20 milion.
    Nese Cavani kerkon 7-8 milion euro ne vit, kete e ben se vete Laurentis qe qahet, kur vjen puna qe Cavani do te nderroje klub, kerkon te fitoje 30 apo 40 milion euro.
    Atehere kur nje futbollist paska kaqe shume vlere, perse te mos paguhet sipas vleres qe ka ne klub!?
    Laurentis ben si Papa, beni si them une, po mos beni si bej une.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje