Ferguson: Runi nuk ishte “në rregull” në Euro 2012

20 Korrik 2012, 13:19Sport TEMA

Trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, ka treguar se e kishte parashikuar paraqitjen e dobët të Uejn Runit gjatë Euro 2012 me kombëtaren angleze të futbollit. Sulmuesi i “djajve të kuq” shënoi golin e fitores në përballjen kundër Ukrainës, por pastaj u duk krejtësisht jashtë forme në çerekfinalen përballë Italisë. Lojtari nuk u aktivizua në dy ndeshjet e para në grup për Anglinë, pasi mori një pezullim për kartonin e kuq të marrë në takimin kundër Malit të Zi gjatë kualifikueseve.

“E dija gjithmonë që do ta kishte të vështirë. E njoh më mirë se çdokush tjetër dhe e di që ka nevojë për shumë futboll që të tregojë vlerën e tij. Nëse ai nuk luan 2-3 ndeshje, duhen 3-4 të tjera që të kthehet në formën më të mirë”.

Sipas trajnerit skocez, futbollist duhet të mësohet me presonin e vazhdueshëm në arenën ndërkombëtare. Runi ka shënuar 29 gola me kombëtaren, por ka zhgënjyer thuajse gjithmonë në turnetë e rëndësishëm duke mos arritur të lërë shenjë.

“Kam lexuar në një artikull që Argjentina dhe Mesi nuk përputheshin. Pak ditë më vonë, ai shënoi 3 gola kundër Brazilit, me atë golin e fundit fantastik. Pastaj njerëzit thoshin se Spanja nuk ishte më ajo skuadra e fortë e disa kohëve më parë, ndërsa më pas shfaqet Ksavi që dhuron një paraqitje fantastike në finale. Lojtarët e mëdhenj duhet të përballen me situata të tilla dhe më pritshmëri të lartë”, tha Ferguson.

1 komente në “Ferguson: Runi nuk ishte “në rregull” në Euro 2012”

  1. shit ferguson says:

    ferguson ti ke punu gjith jeten kundra kombtares anglese . pse e kritikon kaq leht rooney kur ai ishte shum mbi peshe . kur lojtaret e tjere sterviteshin ai shkoi ne kazinote e las vegas e ne florida ..
    pse nuk ndodh keshtu kur eshte me munch united . dhe kjo qe thua seshte e vertete rooney shkelqeu me kombtaren 18 vjec dhe megjithese u vra qe lojtari me i mire i euro 2004..ateher ne fakt ishte lojtar i evertonit …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje