Mançester Siti, 30 milion euro për De Rosin

22 Korrik 2012, 16:38Sport TEMA

Daniele De Rosi vazhdon të jetë ëndrra në sirtar e Roberto Mançinit, i cili po provon në të gjitha mënyrat për të blerë futbollistin italian të Romës.

“Kapiteni i të ardhmes”, ashtu siç etiketohet lojtari te kryeqytetasit italianë, ka nënshkruar në shkurt rinovimin e kontratës së tij me Romën, duke e zgjatur marrëveshjen ekzistuese deri në vitin 2017, falë edhe një përmirësimi të ndjeshëm të rrogës.

Por sipas burimeve pranë klubit anglez që aktualisht gjendet në fazë përgatitore në Austri, Mançini i premton se rroga e tij do t’i afrohet 10 milionë eurove në sezon, aq sa Roma nuk mund t’i ofrojë kurrë, bashkë me mundësinë për të luftuar për tituj kombëtar e ndërkombëtarë. Për të bindur Romën, sheikët e Sitit kanë bërë një ofertë fillestare prej 30 milionë eurosh, e cila pritet të rritet në ditët në vazhdim.

Një situatë e tillë ka vënë në vështirësi verdhekuqtë, të cilët kanë rifilluar një projekt nga e para, pas dështimit spektakolar në drejtimin e Luis Enrikes. Duke njohur idenë e Zeman për të punuar me të rinjtë, nuk duket e pamundur që De Rosi të sakrifikohet dhe me paratë e siguruar nga shitja e tij, të blihen 2-3 lojtarë të rinj të cilët të garantojnë një të ardhme më të mirë për ekipin që vitet e fundit ka vuajtur për të qenë mes pretendentëve.

1 komente në “Mançester Siti, 30 milion euro për De Rosin”

  1. Ping - Pong says:

    E meriton De Rossi, jo si ca qe vijne verdalle si pordha neper breke!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje