Shaqiri, super gol me Bajernin kundër Napolit (VIDEO)

21 Korrik 2012, 10:51Sport TEMA

Xherdan Shaqiri ka shënuar kundër Napolit në ndeshjen miqësore që Bajern Mynih ka humbur me rezultatin 3-2. Skuadra bavareze gjendet në Itali për fazën përgatitore të sezonit dhe ka shfrytëzuar këtë mundësi për të zhvilluar takimin miqësor kundër ekipit italian.

Alaba shënoi golin e avantazhit për bavarezët, ndërsa më pas ishte Kanavaro që barazoi para pushimit të ndeshjes. Pandev kaloi para Napolin, por Xherdan Shaqiri, me një supergol në goditje dënimi arriti të vendoste barazpeshën.

Gjithsesi, në minutat e fundit të sfidës, i riu Insinje arriti të shënonte golin e fitores për Napolin që u hakmor disi për Ligën e Kampioneve të sezoni të kaluar ku nuk arriti të mundte bavarezët në fazën në grupe. Duhet theksuar se te Bajern mungonin 8 futbollistët e përfaqësueses gjermane si dhe Frank Riberi.

http://youtu.be/fKa8ViUpc68

4 komente në “Shaqiri, super gol me Bajernin kundër Napolit (VIDEO)”

  1. leonardi antwerpen says:

    super gol
    ska se si te ndodhte ndryshe
    bravo Shaqiri

    1. KULMI says:

      c;pune kemi me kete,,ky lun per xhepin e tij,,dhe qe si bi ne mend per shqiptaret,,,nuk ja vlen te jepet nje lajm i till

      1. KULMI-a! says:

        Cili nuk luan per xhepin e vet?

  2. raimondi says:

    Great Gol ! Bravo Shaqiri !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje