Ylli i Santos, Neimar, ka deklaruar se mbështet fuqimisht idenë që Lionel Mesi të fitojë përsëri “Topin e Artë” në këtë sezon.
Ylli argjentinas është mes favoritëve për suksesin në fitoren e trofeut individual pasi ka arritur të udhëheqë Barcelonën drejt 4 trofeve në sezonin 2011-2012, duke shënuar 73 gola në ndeshjet zyrtare të kësaj skuadre.
Neimar është krahasuar shpesh me Mesin por 20 vjeçari nuk mendon se ai është në gjendje të fitojë këtë trofe, ndërsa pret që lojtari i katalanasve të sigurojë një tjetër çmim.
“Unë? Jo, “Topi i Artë” është vetëm për Mesin, i cili është më i miri në botë, nuk ka asnjë tjetër si ai”, tregoi Neimar për “Mundo Deportivo”. “Ai do ta fitojë këtë çmim, është më i miri. Ai shfaqet me gjëra të reja pas çdo ndeshje. Po, mendoj se duhet një tjetër “Top i Artë” për Mesin. Të gjithë presim që të jetë kështu”, deklaroi braziliani.
Nëse fiton edhe në këtë edicion, Lionel Mesi do të bëhet futbollisti i parë në botë që fiton për katër herë “Topin e Artë”, pasi e ka siguruar për tre vite radhazi këtë trofe.
ike ore plesht u bere ti te flasesh per mesin, ti je nje turp i futbollit brazilian. Edhe dukesh se e ke fytyren si majmun. Ku eshte krenaria braziliane? pele, ronaldo etj etj
Ilir,
Neimar duhet respektuar. Me ndiq me vemendje. Une jam dakord me ju ne lidhje me çfare thua. Ka te tjere lider qe udheheqin futbollin brazilian. Por si djal i ri qe eshte eshte per te admiruar te pakten e kupton kush eshte me i miri. Shiko pak Protugezin Ronaldo apo Morinjo ata nuk jane me kembe ne toke dhe flasin percare (jo me kembe ne toke.
Te gjithe ata qe njohin futbollin e kane te qarte se Messi eshte me i miri, por disa nuk duan ta pranojne.
Megjithate te presim rezultatin e padiskutueshem qe Messi te marre trofene e katert. Ai do te jete momenti qe do te shkepuse nga lojtaret aktuale dhe nga ate ne pension ( si psh PELE- shitesi i picave).
Suksese MESSI