Diego Armando Maradona beson se Kristiano Ronaldo nuk do të arrijë kurrë të njëjtin nivel me yllin e Barcelonës, Lionel Mesi. Të dy futbollistët janë pretendentë kryesorë për të fituar “Topin e Artë” në këtë sezon pasi kanë shkëlqyer me klubet respektive, por Maradona mendon se portugezi as që i afrohet në cilësi futbollistit argjentinas.
“Kristiano Ronaldo nuk do të jetë asnjëherë në nivelin e Mesit. Leo nuk ka nevojë për gjuajtjen e fuqishme të Kristiano Ronaldos. Ai thjesht driblon deri në portë me topin në këmbë”, tha ai për “TVR”.
“Kur Kristiano Ronaldo fitoi “Topin e Artë”, ai i tha Mesit “Asnjëherë më në vend të dytë!”, ndërsa tani maksimumi i tij është pikërisht medalja e argjendtë”, ishte ironia e Maradonës, i cili tani e vlerëson si lëvdatë krahasimin që njerëzit i bëjnë atij me Lionel Mesin.
“Mua nuk më pëlqejnë krahasimet. Megjithatë, krahasimi me Mesin është një gjë shumë e bukur. Luajmë të dy futboll me këmbën e majtë, jemi argjentinas dhe të shkëlqyer”.
Mesi ka qenë i jashtëzakonshëm në sezonin e kaluar, duke shënuar numrin rekord të 73 golave me fanellën e Barcelonës në takimet zyrtare.
Po ajo dihet o 1 qe ronaldo nuk eshte ne nivelin e Leo Mesit as si lojtar dhe as si njeri,ndryshojne si dita me naten o 11111111
e ku e ditke ti se si jane ata te dy ne jeten reale?..qe beke krahasimin?..apo lexon si pompojne gazetat?..je dhe nga cerriku pale..te jesh nga cerriku personifikohesh me ate qe ju e keni vene si deputet qe qellon me pushke ne stadium..ahahahahah..sa njerez te peshtire..te jesh nga cerriku eshte njesoj si te thuash nga rrogohina..kavaja..rroskoveci..ahahahhahahahah..ca robsh na bien ne pjese..