Roben: Bajern është i uritur për tituj

24 Korrik 2012, 11:33Sport TEMA

Arjen Roben është i bindur se Bajern Mynih është një skuadër më e etur për trofe pas dy sezonesh ku nuk kanë fituar tituj. Viti i fundit ishte shkatërrimtar për bavarezët të cilët dolën të dytët në kampionat dhe pastaj u mundën si në finalen e Kupës së Gjermanisë, ashtu edhe në finalen e Ligës së Kampioneve. Tani bavarezët kanë mundësinë që të ndalin këtë seri negative që në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit të ri, Superkupën e Gjermanisë në të cilën luajnë kundër Borusia Dortmund.

“Kemi lënë pas një sezon në të cilin i shkuam pranë të gjithë trofeve por në fund nuk fituam asgjë”, tha Roben për “Bild”. “Tani uria për trofe është më e madhe. Ndjej shumë dëshirë në radhët e skuadrës tani, edhe nëse na mungojnë shumë lojtarë thelbësorë të cilët vazhdojnë të jenë me pushime pas Euro 2012”.

“Nuk duhet të humbim më, vetëm të fitojmë. Me Napolin, i lejuam të na barazonin lehtësisht para pushimit të ndeshjes. Kjo është arsyeja pse ne kemi humbur shumë pikë në Bundesligë”, shpjegoi holandezi./lajmeshqip

1 komente në “Roben: Bajern është i uritur për tituj”

  1. Tironsi "ZZ" says:

    Duhet ta kishte shitur kete Bayern!!!
    Do vazhdoje ti bjere vlera kete sezon dhe financiarisht do jete deshtim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje