Sportistja greke përjashtohet nga Olimpiada për komente raciste

26 Korrik 2012, 10:31Sport TEMA

Përfaqësuesja e Greqisë në garat atletike të kërcimit trehapësh në Olimpiadën e Londrës, Voula Papakristou, është përjashtuar nga ekipi grek, lidhur me komentet e saj në Twiter, që ishin cilësuar si raciste, transmeton REL.

Komiteti Olimpik i Greqisë tha mbrëmë se komentet e atletes Papakristou paraqesin fyerje për imigrantët afrikan dhe shprehin mbështetje për partinë e së djathtës ekstreme, që janë në kundrështim me frymën olimpike.

Atletja Papakristou ka kërkuar falje për “shakatë fatkeqe dhe pa shije”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje