Një tjetër peshëngritës me doping, Hysen Pulaku rrezikon Olimpiadën

26 Korrik 2012, 13:28Sport TEMA
Një tjetër peshëngritës me doping, Hysen Pulaku rrezikon

Pas Erkand Qerimajt, një tjetër peshëngritës shqiptar ka rezultuar pozitiv në testin e anti-doping.

Hysen Pulaku, që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike në Londër, të cilat fillojnë nesër, ka rezultuar të ketë marrë doping.

Pulaku, peshëngritës i ekipit të Elbasanit, ka pranuar që të bëjë edhe testin B anti-doping, dhe në rast se rezulton sërish pozitiv, do të përjashtohet nga Lojërat Olimpike.

Rrethanat janë ende të paqarta, por në rastin e Erkand Qerimajt, vetë peshëngritësi dhe trajnerët e tij akuzuan Federatën e Peshëngritjes për papërgjegjshmëri, duke thënë se nuk njoftojnë sportistët për vitaminat që duhet të marrin dhe ato që nuk duhen.

7 komente në “Një tjetër peshëngritës me doping, Hysen Pulaku rrezikon Olimpiadën”

  1. dritani says:

    Keta duhet te kene mjeke ose trajnere qe nuk ia kane idene e listes se substancave te ndaluara se nuk ka mundesi.
    Ose jane budallenj dhe nisen me mendjen “he se ndoshta ia hedh”.

    Nese ka ndergjegje te paster te beje si ciklisti Franck Schleck i cili ngriti padi kunder X per helmim se dikush duhet t’ia kete futur.

  2. Enea says:

    Turp per sportin shqiptar. Nuk u ndjeme nje here krenar. Kur te shkojme ne Londer vetem 5 apo 6 veta, ndersa vende fqjinje do te mbushin stadiumin. E kemi mendjen vetem per kafe dhe thashetheme. Asnjeri nuk merret me sport.

  3. loni says:

    Turp e faqe e zeze per te gjithe pergjegjesit e kesaj tragjikomedie pa fund shqiptare. ketu nuk jane vetem politikanet per te share. Duhet te shohim sa me pare difektet te vetja. S,jemi ne gjendje te nxjerrim nje ekip minimumi normal per te na perfaqesuar ne ndonje aktivitet sportiv nderkombetar. Une mendoj se eshte shterje e energjive dhe zvetenim kararakteri. Nuk ka shpjegim tjeter.
    Edhe njehere turp per ne qe nxjerrim te na perfaqesojne keto lloje speciesh.

  4. Sportdashes says:

    Pastrimi nga droga duhet te filloj nga Federata e Peshngritjes.Kontrollet paraprake duhet ti kishte bere ajo per sportistet pjesmarres ne Olimpiade.

  5. s’prish pun se e nxjerr gjykata e sales te pafajshem kete tip sapo ta kthejn mbrapsht.
    dhe ka me kerku edhe per demshperblim masanej..

  6. raimondi says:

    komiteti olimpik shqiptar duhej te interesohej qe te gjente ku jane sportistet cilesore shqiptare . Kosova ka ne Europe dhe ketu ne USA SHUME SPORTISTE CILEsORE por ata ne Tirane nuk u interesuan qe ti mernin ne Londer. Ketu ne USA jane 2 vajza nga Kosova qe jane qitese te shkelqyera, apo boksiret kosovare ne Gjermanoi etj , mirpo zyrtaret tane te sportit jane langaraqe antishqiptare.

  7. hysenpulakuKRIMINEL says:

    Po cfare sportisti eshte ky more te Temes,ky eshte KRIMINEL, e ka vendin ne BURG, ky para 1 viti apo me shume vrau 2 njerez ne mes te bulevardit te elbasanit sepse i jepte makines i pire me shpejtesi mbi 100 km/ore. Prandaj hiqeni kete plehre nga lajmet sportive se turperoni veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje