Trajneri i Juventusit mund të marrë gjobë dhe paralajmërim por mbrojtësi i kombëtares italiane rrezikon pezullimin
Komisioni i Disiplinës në Federatën Italiane të Futbollit ka marrë sot listën me emrat e personave dhe përgjegjësive të ndara nga Prokurori i Përgjithshëm Stefano Palaci rreth çështjes së trukimit të rezultateve të kampionatit italian të futbollit.
Situata më e rëndë është ajo e mbrojtësit të Juventus dhe kombëtares italiane të futbollit, Leonardo Bonuçi, i cili hetohet për parregullsi sportive, bashkë me ish-shokët e skuadrës te Bari si Daniele Portanova, Andrea dhe Salvatore Masielo, Alesandro Parisi dhe Nikola Belmonte.
Të gjithë këta futbollistë janë të përfshirë në çështjen e trukimit të rezultatit për ndeshjen Udineze-Bari të dy sezoneve më parë. Lojtarët kanë rënë dakord që rezultati të manipulohej dhe të shënoheshin më shumë se tre gola, ndërsa takimi të përfundonte në barazim.
Po për ndeshjen Udineze-Bari, është i hetuar edhe Simone Pepe, për të cilin ka një akuzë më të lehtë, atë të qenies në dijeni të fakteve dhe moskallëzimit.
Për mungesë kallëzimi hetohet edhe trajneri i Juventus, Antonio Konte, i cili mendohet se ka qenë në dijeni të trukimit të ndeshjeve Novara-Siena dhe Albinolefe-Siena po të dy sezoneve më parë.
Mes klubeve, ata që rrezikojnë më shumë janë Leçe dhe Groseto, të cilat mendohet se kanë qenë të përfshira në nivel drejtuesish në trukimin e rezultateve dhe rrezikojnë rënien në futbollin amator, ndërsa parashikohen gjoba dhe penalizime për shumë skuadra të tjera mes të cilave Siena, Udineze e Bari.
se kuptoj pse duhet te paguaje Juventus,per veprime qe keta i kane bere ne skuadra te tjera,vite me pare !!
ku e shikon ti zotrote qe do denohet juve..do denohen lojtaret qe ka juvja sot pasi ata jan te perfshire dhe jo juvja..mgjth hajdutet ne ekip hajdutesh shkojne dhe kjo nuk eshte rastesi
Problemi eshte zotrote se therrasin ore e minute dhe mbajne e arrestoje Conten dhe 2 bashkepunetoret e tij, ata qe sot stervisin Juventusin ne fazen pergatitore dhe e gjitha kjo te prishet nje sezon shume premtues. Frika ne milano i ben te hakmerren me fituesin.
o zoteri kur flet per juven duhet te lash gojen 100 here .drejtesia sportive ne itali ka vetem nje qellim te godase juven pasi i kane hedhur ne gjyqe federaten dhe kerkojne 100 milion eruro demshperblim dhe 2 scudette e hequra , pasi proçesi i kalçopolit doli bllof dhe nuk u denua askush nga gjykatat italiane.per kete arsye federata kerkon qimen ne veze per te goditur juven.ajo juve qe ata çuan ne serin b i dha italise kupen e botes ne 2006 me 9 lojtare te grumbulluare dhe 7 lojtare ne fushe.siçduket keta gjykates sportive kane marre dipllomen ne universitetin kristal ne shqiperi