Jo vetëm Kaka, Milani kërkon nga Reali edhe Khedira

27 Korrik 2012, 12:13Sport TEMA

Milani ka hedhur sytë nga Reali për t’u përforcuar. Pas dëshirës së hapur tashmë për të rikthyer braziliani Kaka, kuqezinjtë janë duke ndjekur me vëmendje edhe mesfushorin e kombëtares gjermane, Sami Khedira.

Ky i fundit, në rast se Reali do të marrë kroatin Luka Modriç, do të përfundonte në stolin e rezervave, duke qenë se vendi tjetër në mesin e fushës është I zënë nga Ksabi Alonso.

Për këtë arsye, Milani kërkon që të përfitojë nga situata dhe pritet që të bëjë një ofertë për të. Kartoni i Khediras nuk është shumë i shtrenjtë, rreth 10 milionë euro dhe mund të përballohet nga kuqezinjtë, pas parave të fituara nga shitja e Ibras dhe Tiago Silvës. Gjithçka tashmë varet si do të shkojë operacioni për Modriç.

2 komente në “Jo vetëm Kaka, Milani kërkon nga Reali edhe Khedira”

  1. MADRID says:

    khedira ben 25 miljon,e eshte vetem 24 vjec.reali e mben si zvendesuesine e alonsos qe eshte 31 vjec.po e dha tani khediren i bie qe pas 2 vjeteve ta kerkoj prap.kaka do e japi qe te shpetoj nga roga 9.5 miljonshe qe mer braziljani.te milani s’ka njeri besim se eshte katandisur si greqia

    1. flamurtari says:

      milani do marr kete timin kacurrel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje