Xhudistes arabe nuk i lejohet shamia

27 Korrik 2012, 10:19Sport TEMA

Xhudistes nga Arabia Saudite, Wojdan Shaherkani, i është ndaluar të enjten vënia e shamisë gjatë garimit në Olimpiadën në Londër. Xhudistja 18-vjeçare është njëra nga dy femrat e para që ka dërguar Arabia Saudite në një Olimpiadë. Mirëpo Shaherkani është urdhëruar nga presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, që të heqë mbulesën e kokës.

Xhudistja nga Arabia Saudite do të marrë pjesë në xhudo dhe ajo do të luftojë sipas principeve dhe shpirtit dhe xhudos, pra pa shami“, ka thënë Vizer, pas shortit të hedhur.

Shaherkani do të nisë garimin më 3 gusht. Mirëpo, Arabia Saudite ishte pajtuar të dërgonte femra në skuadrën e saj olimpike për “Londra 2012” vetëm në kushtet që ato të mbajnë veshjet tradicionale fetare.

Atletja e rritur në SHBA, Sarah Attar është femra tjetër nga Arabia Saudite që do të marrë pjesë në Londër. Ajo ka kaluar pak kohë në Arabinë Saudite dhe është rritur në Kaliforni. Attar garon në 800 metra dhe fotoja e saj zyrtare për “Londër 2012” është pa shami.

Shaherkani në raundin e parë do të ndeshet me xhudisten nga Puerto Riko, Melissa Mojica, që është e 13-ta në botë./KD

1 komente në “Xhudistes arabe nuk i lejohet shamia”

  1. raimondi says:

    DUhet ti themi drejtuesit t e federates se xhudos qe kjo arabka ta mbaje shamine ne koke ne menyre qe kur te ndeshet me Majlinden tone , ta kapi Majlinda nga shamija dhe ta mbysi fare hahahaahhahahaaha _ Majlinda futja me shelma kokes kesaj arabkes ,jo per gje por e ndihmon te kuptoje se shamija nuk te mbron ………….loooool Ne kete rast uroj Majlinden per nje fitore me medaalje te arte me sa me pake mundim . duke perifrazuar SHekspiriin do thosha :…..kemi me shume emocione ne qe e ndjekim luften , se ti qe je ne fushen e betejes …. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje