“Për Kaka është një marrëveshje që duhet ndërtuar nga e para, ka një mijë gjëra që mund ta bëjnë të pamundur. Por janë disa dashuri…”. Këto janë fjalët e Adriano Galiani, administratorit të Milanit, i cili duket se nuk ka humbur shpresën për afrimin e mesfushorit brazilian.
“Pengesa më e madhe janë paratë, pasi disa rroga nuk janë të përballueshme nga Milani. Në Spanjë ka një taksim financiar ndryshe për kontratat e vjetra dhe si rrjedhojë lojtarët përfitojnë më shumë. Ai është një lojtar i madh që na ka mbetur në zemër, ndaj ne do të bëjmë maksimumin për ta afruar, por pa zhgënjyer askënd”.
“Fanella me numër 22? Ta lëmë të lirë deri në fund! Numrat i zgjedhin lojtarët, e dija që më parë se do të ishte e lirë, por kjo fanellë nuk e ndryshon situatën”, tha Galiani për numrin që braziliani ka mbajtur kur ishte pjesë e Milanit dhe me të cilin u bë i famshëm në të gjithë botën.
Nga Spanja bëjnë të qartë se Milani tani ka filluar të mendojë idenë e blerjes së futbollistit, duke ofruar 13 milionë euro për të. Por kuqezinjtë janë të palëkundur kur bëhet fjalë për rrogën, pasi nuk i ofrojnë lojtarit më shumë se 5 milionë euro në vit, nga 10 milion euro që përfiton aktualisht në Spanjë.
Opsioni i fundit mund të jetë huazimi i tij për një sezon, me Realin që i paguan gjysmën e rrogës, por kjo është një hipotezë që duhet diskutuar vetëm në ditët e fundit të merkatos, pasi lojtarit i kanë ardhur disa oferta, ku më bindësja është ajo e Nju Jork Red Bulls në kampionatin amerikan.
ore ky Gloiani pasla shlkare nga trute . Dashka mut ky…