Federer injoron Fshatin Olimpik: Jam shumë i famshëm për të qendruar aty

27 Korrik 2012, 18:01Sport TEMA

Atmosfera e Fshatit Olimpik, ku të gjithë atletët jetojnë bashkë, mund të kthehet në një problem për “yjet” e sportit, pasi shumë prej tyre kanë vendosur të jetojnë të shkëputur nga pjesa tjetër e atletëve për t’u përgatitur për garat.

“Nuk mund të jetoj në Fshatin Olimpik, gjërat kanë ndryshuar shumë në krahasim me 8 vite më parë”, ishte shpjegimi i zviceranit Roxher Federer, një prej yjeve që ka vendosur të qëndrojë i vetmuar në një zonë tjetër të qytetit. “Padyshim që do të më pëlqente të jetoja aty, por për mua situata nuk do të ishte e thjeshtë dhe e lehtë për t’u përqendruar për garën. Jam bërë shumë i famshëm…”.

Megjithatë, tenisti zviceran gjendet si në shtëpinë e tij në Londër, pasi po përdor të njëjtin ambient ku rri prej shumë vitesh, sa herë garon në turneun e Uimbëlldon.

“Unë e kam kaluar një herë eksperiencën e jetesës së Fshatit Olimpik 8 vite më parë, duke qëndruar me gjithë të tjerët. Ndaj nuk është se kam nevojë për siguri më të madhe në krahasim me të tjerët. Por gjatë këtyre 8 viteve jam bërë shumë i famshëm”./lajmeshqip

1 komente në “Federer injoron Fshatin Olimpik: Jam shumë i famshëm për të qendruar aty”

  1. nuk thon kot ‘pordh katnari’
    fshatri i zvicrres nuk don fshatin!!
    zvicerranet cilsohen si !maloket e gjermanise!
    njerz te trash dhe dinake,te poshter dhe frikacake, te ulet dhe te pafe..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje