Benfika shkatërron Realin 5-2, Murinjo polemika që në humbjen e parë

28 Korrik 2012, 12:02Sport TEMA

Real Madrid është mundur 5-2 nga Benfika në miqësoren e parë serioze të këtij sezoni, ndërsa Zhoze Murinjo është shfaqur menjëherë polemik para shtypit, duke mos kursyer ironinë e tij të zakonshme.

“Nëse ka qenë një katastrofë për ju spanjollët të humbni 5-2 në një festë portugeze ndaj Benfikës, ky është problemi juaj. Kam shumë vite në futboll dhe nga 19 trofetë që kam fituar, asnjë nuk ka ardhur në përgatitjet sezonale”, ishte polemika e hapur e trajnerit që ka nxitur përsëri një urrejtje mes spanjollëve dhe portugezëve, siç ka ndodhur shpesh në vitet e fundit.

Por polemikat nuk kanë përfunduar këtu, pasi trajneri portugez ka bërë të qartë se nuk dëshironte të dëgjonte më këshilla “ekspertësh” për lojtarët e akademisë së klubit.

“Kjo ishte një eksperiencë e mirë për të rinjtë, por e dinim që në këtë ndeshje do të vuanim më shumë se zakonisht. Kjo ndeshje është për të gjithë të “ndriçuarit” që mendojnë se të gjithë futbollistët e akademisë janë të gatshëm për të luajtur me ekipin e parë”, shpërtheu përsëri trajneri portugez.

Në fund, nuk mund të mungonte batuta për Kaka, i cili udhëtoi me ekipin por ishte përsëri hija e vetvetes, ndonëse luhej në një ndeshje pa asnjë lloj përgjegjësie. “Ky moment është i vështirë për të nga ana psikologjike. Nuk di si do të vazhdojë situata, por nëse do të qëndrojë, do të nxjerrim më të mirën nga ai”.

1 komente në “Benfika shkatërron Realin 5-2, Murinjo polemika që në humbjen e parë”

  1. Zana says:

    I vetmi BURRE qe ka futbolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje