Xhaka këndon himnin shqiptar dhe zemëron zviceranët

30 Korrik 2012, 10:05Sport TEMA

Në skuadrën Borussia Mönchengladbach, ku talenti shqiptar nga Zvicra, Granit Xhaka është duke luajtur së fundi, praktikohet një ritual që të gjithë futbollistët të këndojnë para kolegëve të tyre nga një këngë që zgjedhin vetë. Xhaka ka zgjedhur himnin kombëtar shqiptar! Dhe kjo ka ngjallur nervozizëm te gazeta Blic am Sonntag, e cila e ka intervistuar Xhakën lidhur me këtë, transmeton portali Albinbfo.

I pyetur përse ka kënduar himnin shqiptar, Xhaka ka thënë se “si fëmijë i mësojmë disa këngë të caktuara. Dhe, sinqerisht, është kënga e vetme që mund ta këndoj edhe pse, vetëm strofat e para… Bashkëlojtarët u shprehën të befasuar, ata nuk e dinin se prindërit e mi vijnë nga Kosova”.

Ndërsa pyetjes përse nuk ka zgjedhur të këndonte himnin e Zvicrës, Graniti i është përgjigjur se nuk e dinte tekstin e asaj kënge. “Si fëmijë, natyrisht nuk e kam mësuar pasi që prindërit e mi nuk janë rritur në Zvicër”.

Më tutje i pyetur se ai luan për kombëtaren zvicerane, Xhaka ka thënë: “Unë them gjithmonë: Ndjehem 80 për qind si zviceran dhe 20 për qind si kosovar. Unë jam zviceran, por rrënjët e mia janë pjesë imja dhe ashtu do të mbeten përgjithmonë. Unë nuk kam asnjë problem lidhur me këtë”.

“Por, shumë njerëz në Zvicër nuk e shohin me sy të mirë që ju të këndoni himnin shqiptar”, ka qenë ndërhyrja e radhës e gazetarit, të cilës Granit Xhaka i është përgjigjur: “Mua më duhet të jetoj me këtë. Unë e kam prejardhjen që e kam dhe i qëndroj asaj. I dua të dy vendet me gjithë zemër. Nëse dikush mendon me një shpirtngushtësi të tillë, unë nuk kam çfarë të bëj. Dhe, ka edhe zviceranë të qindpërqindtë që nuk dinë ta këndojnë himnin zviceran. Mua, thjesht, më duket e vështirë për ta mësuar. Por, të jem i qartë: unë dua dhe do ta mësoj atë. Është një qëllim afatmesëm imi”.

Ndërsa në ndeshjen që luhet në shtator në mes të Zvicrës dhe Shqipërisë, Xhaka tha nuk do ta këndojë asnjërin himn.

Granit Xhaka është pyetur edhe për frikën që, sipas gazetës, “disa futbollistë me rrënjë shqiptare” nuk do të paraqiten në ndeshjen kundër Shqipërisë. “Ju, a do të luani?”. “Qind për qind po”, ka qenë përgjigja e vendosur e futbollistit të ri.

Pyetja e fundit për Xhakën ka qenë se a do të mund të imagjinohet që ai ta ndërrojë kombëtaren në rast se Kosova së shpejti do të ketë mundësi të luajë në ndeshje ndërkombëtare. “Pavarësimi (lejimi i kombëtares kosovare në ndeshjet ndërkombëtare) është shumë larg dhe unë nuk merrem fare me këtë gjë”. 

9 komente në “Xhaka këndon himnin shqiptar dhe zemëron zviceranët”

  1. Dardani says:

    Hejjjjj ta lumsha o Granit Xhaka!
    Deri tash, na ke dhan ma shum pike ti ne London 2012, se sa komplet ekipi yn me ne kry krymashtruesin berisha!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london-2012-hall-of-shame.html
    Bravooooo e suksese!

  2. leonardi antwerpen says:

    Bravoooo Granit Xhaka je pika e djalit.
    Shume suksese ne te ardhmene.

  3. sander says:

    Patriotizmi eshte nji virtyt i rritur e trashguar ne familje dhe keshtu duhet te vazhdoje ner breza.Familja e tije sot ndjehet shum krenare per veprimin inteligent dhe patriotik te djalit te tyre Edhe ne ndihemi krenare per guximin e bashke patriotit tone.Urojme qe dradite te ruhet per te emigrantet e Shqiprikosoves kudo qe ndodhen…..

  4. Djaloshi Kosovar says:

    Shum shpejt Kosovaret (gjak shqiptar 100%) do te marrin edhe kombearen Zvicerrane por edhe ate te Shqiperis shiqoni sa futbollist luajn per kombetaren Zvierrane edhe ate te Shqiperise. Une personalisht nuk xhelozoj pse kta futbollist e ka zgjedhe kombtaren e Zviceres para Shqiperis por nje mundem me than jo qe un jam vet kosovar (gjak shqiptari 100%) por ndoshta kemi qen nen regjimin e Jugoslavis edhe e kemi rujt patriotizmin shqiptar paramendo ne vitet 1998 1999 ka pase ushtare te UCK qe nuk kan dit te flasin mire shqip sepse jan rrit perendim por kur ka ardh momenti per atdhe i jan pergjigjure kjo ka rendesi.

    1. Gurrakuqi says:

      Merrini edhe lojtaret tone te kombetares, vetem ju lutem mos shkoni ne Shqiperi per te votuar Berishen ne zgjedhje.

    2. spartan says:

      Ca je tu thone mor grup ???? Ne jemi duke ju hap deren dhe duke ju ftu ne shtepi, ju dashkeni me na morr dhe shtepine ?!?!?
      E ke gabim mor Shqiptare Kosove menyren e te shprehurit…

  5. Djaloshi Mergimtar says:

    “SPARTAN” Nuk na keni ftu ne shtepi ju sepse Shqiperia eshte e gjithe shqiptarve pa mare parasysh se ku jetojn te kisha propozu lexo pak historin e Shqiperis edhe te Shqiptarve edhe besoj qe atehere vedisoheshe pak edhe zdi qka eshte puna me juve qe 100 vjet jeni shtet kurfare sporti nuk kultivoni paramendoni sportin koplikoni me politik kjo seshte mire veq shiqoj komentusit me lart thojn luani per Shqiperin veq voten mos ja jepni Berishes ncncncncncnc veq shiqo ne GOOGLE sa sportist ka Kosova qe i perfatsojn shtetet perendimore edhe Shqiperin edhe shiqo sa Shqiptar te Shqiperis e perfatsojn Greqin ata edhe emrat e mbiemrat po nderrojn vetem per lek katastrof ok PEACE

    1. Gurrakuqi says:

      Or djalosh, prandaj s’kemi sportiste ne, se ai qe eshte ne krye mendon per te vjedhur. Ai djali nga Shkodra qe shkoi ne Bullgari dhe doli kampion bote ne mundje tani konkurron per Bullgarine. Kur ishte ne Shqiperi s’ia plotesuan kushtet. S’me ngel qejfi po i morret ju sportistet tane, por qe sporti te zhvillohet ne Shqiperi duhet te zhduken hajdutet si Berisha. Prandaj po ju them, mos na merrni me qafe te vini te votoni per hajdutin nga Tropoja.

  6. mirel says:

    Bravo Granitit dhe krenohemi te gjithe me te.
    Si Graniti te jene dhe shqipetaret e Shqiperise.
    Me kujton Sokol Kushten kur loste ne Greqi si Alvanos dhe jo Vorio Epirot.
    Ja pra Shqiperi – Kosove, kemi nje zemer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje