Trukimet, Antonio Konte pranon fajin?

29 Korrik 2012, 15:12Sport TEMA

Antonio Konte do t’i mungojë Juventusit në tre muajt e ardhshëm, pasi me sa duket, ka vendosur që të evitojë procesin e gjatë sportiv dhe të pranojë fajin për njohurinë në manipulimin e ndeshjeve të Sienës dy sezone më parë kur drejtonte këtë skuadër në Serinë B.

Ndonëse tekniku i kampionëve të Italisë është shprehur gjithmonë si i pafajshëm në këtë çështje, ai ka vendosur që të mos rrezikojë një dënim më të gjatë nëse merr pjesë në proces për të vërtetuar pafajësinë e tij, e si rrjedhojë ka vendosur që të pranojë dënimin e shkurtuar.

Konte do të ndëshkohet të mërkurën me tre muaj pezullim, që nuk do të apelohen dhe do të hyjnë në fuqi menjëherë. Kjo do të thotë se ai do të ndjekë nga tribuna pjesën e parë të sezonit për bardhezinjtë, duke munguar në Superkupën e Italisë, 10 ndeshje të Serisë A dhe 3 në Ligën e Kampioneve.

Megjithatë, drejtuesit e klubit nuk kanë menduar të afrojnë një trajner tjetër, por do t’i besojnë ekipin Marko Baronit, trajnerit aktual të të rinjve bardhezi. Ai ka arritur të drejtojë skuadrën drejt suksesit në turneun prestigjioz të Viarexhos në edicionin e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje