Një tifoz lituanez, që po ndiqte ndeshjen e skuadrës së basketbollit në Lojërat Olimpike, përshëndeti si nazist në momentin kur pranë tij po kalonin tre kujdestarë me ngjyrë.
Edhe pse dy policë ishin të pranishëm aty, nuk bënë asgjë.
Ky moment është kapur në kamera nga një çift anglez.
Policia thotë se po heton për këtë ngjarje dhe ka deklaruar se edhe ata janë befasuar se pse policia nuk ka reaguar duke e larguar tifozin nga stadiumi.
Tifozët lituanezë po shihnin ndeshjen kundër Argjentinës. Në këtë moment atyre iu afrohen kujdestarët e stadiumit, që iu kërkojnë të ulen pasi edhe të tjerët duan të shohin ndeshen.
Ndërkohë, dje një futbollist zviceran u dëbua nga Lojërat Olimpike pasi postoi një mesazh racist për koreanojugorët në Twitter.
Pasi Zvicra humbi 2-1 me Korenë e Jugut në ndeshjen e grupit të dielën, Michel Morganella, 23 vjeç, shkroi: “Dua të rrah të gjithë koreanojugorët. Një turmë të vonuarish mendërisht”.
per mendimin tem, skandali ma i madh ishte se si u trajtue naltmadhnia e tij, Berisha i pare, mret i Shqiptarvet!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london-2012-hall-of-shame.html
Pakenaqesia e zviceranit eshte e kuptueshme.
Koreanet ia kane futur por atij nuk i ka perlqyer fare, fare se ata e kane te vogel :).