FOTO REPORTAZH: Ja si bëhen kampionë kinezët. Dhunë e presion mbi fëmijët

31 Korrik 2012, 10:39Sport TEMA
FOTO REPORTAZH: Ja si bëhen kampionë kinezët. Dhunë e

Ndërsa bota sheh e mahnitur se si kinezët po rrëmbejnë medaljet e arta një e nga një, këto foto na sjellin një botë të dhimbshme ku fëmijët merren nga familjet e tyre, dërgohen në shkollat speciale për sport dhe trajtohen në mënyrë brutale.

Rasti i notares Ye Shiwen, që ka mahnitur botën, ka bërë që të ngrihen akuza të shumta se ajo mund të ketë përdorur doping. Por këto foto të stërvitjeve na sjellin më pranë një botë ku fëmijët bëhen kampionë me dhune.

18 komente në “FOTO REPORTAZH: Ja si bëhen kampionë kinezët. Dhunë e presion mbi fëmijët”

  1. Shkodrani says:

    Mund te jete, por asgje nuk mund te fitohet ndershmerisht pa u perpjekur, edukuar, lodhur. Me mire keshtu sesa t’ia hedhesh duke marre doping. E vetmja menyre qe te vlesh me te vertete, eshte qe te luftosh me te vertete. Prandaj Kines nuk i del kush me para, sepse kane kulturen e punes e sakrifices. Ketej nga Europa flitet vetem per skandalet seksuale te atleteve, ndersa andej nga Kina korrin sukseset e punes. Cfare eshte me mire? Kete te pakten e gjykon secili ne menyren e vet.

    1. edi says:

      Shume e drejte kjo qe thua. Kendej ne vend qe te punojne fort merren me dashurat e sportisteve.

  2. Neorealizmi says:

    QELLIMI JUSTIFIKON MJETIN!-sipas nje shprehje te vjeter romake.

    1. apollo says:

      sipas kesaj edhe vrasjet e 21 janarit justifikohen per te mbrojtur pushtetin, jo jo qellimi eshte ne menyre te drejte e pa presion mendor e trupor te tepert te behesh kampion

    2. ardi says:

      Ashtu eshte,keta nuk do hezitonin ti benin keto praktika ne tere boten po te kishin mundesi. Tani per tani le te diskretitohen duke thyer cdo pike etike per ca rretha te lara me flori.

      Olimpiada ne traditen e saj te hershme, te lojrave te Apollonit sic dhe quheshin, ka qene nje veprimtari individuale, nje sfide e njeriut, vendi apo qytet shteti nga vinti olimpiani ishin dytesore. Kjo qe ben Kina nuk ka asgje ndryshe nga praktikat eugjenike e eksperimentet e Hitlerit kur organizonte ai olimpiadat. Por per hater te tregtise e kontratave multi-bilionere nuk e quan me njeri te bardhen te bardhe e te zezen te zeze. Jemi bere nje mut i madh te gjithe ndoshta prandaj ska me askush te drejten morale ti thote mutit mut.

  3. mali says:

    Lerini europianet te flasin.Femijet kaliten ne kete menyre.

  4. traiano says:

    keni pare ndonjehere pleq ne lufte? keshtu edhe europa e shikon kinen, si ai plaku qe habitet tek shikon te riun qe versulet ne lufte!

  5. genti says:

    cfare kane me shume spartanet

  6. qeparo says:

    kte propagande te neveritshme e kam pare edhe ne vitin 2008 kur Kina po mposhte SHBA-ne ne lojrat olimpike te Pekinit, po te ishte SHBA ne kryesim nuk do ta shihnim kete fotoreportazh, disi duhet te justifikohen mediat perendimore per avancimin e kines ne te gjitha sferat perballe SHBA-se

    Ju te gazetes Tema ende sna sollet ndonje fotoreportazh mjerimi nga vet Amerika qe ka me bolleqe, pse merrni lajmet vetem nga media perendimore, zgjeroni pak horizontin, hidhni syte dhe tek RT, Pravda, Peoples Daily e media tjera

  7. demokrati says:

    Nuk eshte dhune, eshte disipline qe i mungon ne menyre absolute races shqiptare.

  8. spartan says:

    Sporti ne vetvete eshte vuajtje, ish sportist dhe realisht te tilla sakrifica i kemi bere dhe ne shqiperi, vazhdojne dhe behen por pa studimin e duhur, prandaj nuk kane rezultat.
    Nuk jam kundra kesaj sakrifice, eshte me mire se te luajne Play Station dhe te pine droge…

  9. xeni says:

    ata jane forma çnjerezore.Nuk nuk kuptoj shqiptaret sa shume evoluan qe perkrahin keto forma apo mjeti justifikon qellimin etj…Mos harrjme ama se te drejtat e njeriut, te personit, te miturve etj. qe shoqeria perndimore ka krijuar e qe sot jane akoma ne fuqi nuk jane sllogane dhe duhen mbrojtur dhe kultivuar.Nji medalje ari nuk ka asnje vlere perpara ketyre vlerave…

  10. england says:

    Kjo eshte nje menyre skllaverie!
    ndersa shqiptaret qe perkrahin kete lloj te stervituri ndoshta dhe ata kane vuajtur ne femijerine e tyre,po jam i bindur qe askush nga ne nuk do donte te shihte femijen e tij ne keto rrethana poshteruese…

  11. Albann says:

    Kesaj i thone disipline…dhe disiplinimi ka si pjese dhe ndeshkimin…
    Per dembelet disiplina eshte dhune…Nuk meren medaljet pa sforcim,lumenj djerse dhe lote mes te tjerash….

  12. Bamka says:

    Asgje nuk mund te arrihet pa mund. Pse, si mendoni ju, te nderuar komentues, do te arrinte zoti Berisha te thyente ne menyre te perseritur rekordin e tij te qendrimit ne uje, nese nuk do ti nenshtrohej nje stervitje ne kufijt ekstrem te mundimit, pra, pothuaj spartane? Sepse, po te ishte ndryshe, i bije qe zoti Kryeminister, s’ma nxe goja ta them, te sherbente si nje shembull negativ per te rinjte e ketij vendi, sikur rekordet mund te arrihen lehtesisht,duke shtypur dhjam me bythe, mjafton te jesh me PD dhe sidomos kunder dyshes Topi-Rama.

  13. gazetari says:

    Kina mund te kete miresite e saj,kur lexova se aje i hedhin femiljet pas lindjes ne plerat kuptova qe kokat drejtuse jane te pa afta per drejtim vetem per kete fakt. Ti leme te tjerat shkelja e te drejtave te njeriut,etj,etj.

  14. Amalia says:

    Ky artikull me sjell ne mendje biografine e gjimnastes rumene, Nadia Komaneci.

    Keto menyra, qe ne Kine vertet ekzistojne, nuk kane te bejne me boten e sportit! Eshte tjeter gje te stervitesh shume dhe te sakrifikosh me ndergjegjien tende te plot dhe tjeter te te marrin nga fshatrat e thelle ku kane turrma me femije, te te mbyllin ne keto palestra dhe te zhveshin nga cdo lloj e drejte apo identiteti. Ju qe jeni pro ketyre metodave, do lejonit qe femijeve tuaj tu behej nje trajtim i tille?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje