“Kjo është pak e pandershme”

1 Gusht 2012, 13:33Sport TEMA

“A keni marrë ndonjëherë doping?”. Të martën në mbrëmje, rreth orës 22:16 u bë kjo pyetje, që mundon shumë njerëz.

Kinezja Ye Shiwen, fiks 16 vjeçare, aktualisht kampione e dyfishtë olimpike, ishte në një konferencë për shtyp përpara një turme me gazetarë skeptikë. Ajo qëndroi shumë e qetë: “Jo. Kurrë”.

Para pak çastesh notarja fitoi medaljen e artë në 200 metra, kurse të shtunën kishte triumfuar në 400 metra, duke vendosur rekord botëror. Madje notoi më shpejt edhe se kampionët meshkuj Ryan Lochte dhe Michael Phelps, që theu rekordin olimpik me 19 medalje.

Që prej atëherë, mbarë bota po diskuton nëse ajo e ka marrë titullin pa përdorur doping. Që të jemi të saktë, diskuton pjesa jokineze e botës. “Kjo është zhurmë nga jashtë. Është pak e pandershme një gjë e tillë,” thotë Ye.

Pastaj merr guxim dhe nis sulmin: “Vendet e tjera kanë fituar shumë medalje në not. Pse më kritikoni vetëm mua?”.

Një gazetar i të përditshmes kineze “China Daily” kërkon të dijë nëse ajo mund të quhet një gjeni.

“Unë stërvitem prej nëntë vitesh në mëngjes dhe mbrëmje nga dy orë e gjysëm. Kush stërvitet shumë, mund t’ia dalë. Gjithkush mund të bëhet gjeni”.

Nuk ka të krahasuar me gjeneratën muskulore dhe të ndrojtur të vajzave kineze, që u bënë kampione bote në vitin 1994- një gjeneratë e mbushur me doping.

Ye nuk shoqërohet nga asnjë funksionar apo trajner, që përgjigjet në vend të saj, apo që i korrigjon fjalët që thotë.

Megjithatë Ye nuk arriti të vendosë një rekord botëror në distancë më të shkurtër. Ajo fitoi në 200 metra shumë pak përpara australianes Alicia Coutts./Spiegel

3 komente në ““Kjo është pak e pandershme””

  1. Fantastiku says:

    Cja fut kot kjo. Po pse nuk u kritikua Bolt-i por u prit si perendi nga gjithe Europa e Amerika e vazhdon e pritet kudo qe shkon. Hajde tani na nxirrni ndonje Flash 15 vjecare qe ta bej 100ncin ne 8 sekonda. Kane shku gjith te semurit gjermanolindor atje duke bere eksperimente qe nga 1990 e na dolen Kinezet fenomena.

    Fajin se kane keta, e ka Amerika e Europa qe me shume debat gjeneron nese 51% e nje sporti ne kolegje ka meshkuj dhe pse jane vetem 49% femra, pa i shikonin me dylbi medaljet. Sa te mbaroj kjo faza e koqimit ne perendim dhe e shikojme pastaj.

    1. sui says:

      Me falni pse flisni kot…sic u kap ai sportisti yne me doping, mund te gjendet kollaj dhe ne rastin e kesaj..bej analizat dhe pik…..ngelet duke thene pse Kina keshtu e pse KIna ashtu, sportistet kineze sterviten ne menyre te vazhdueshme, dhe nuk rrine duke dale revistave te modes sic bente Pellegrini qe doli per faqe te zeze…..pse e kane kaq te veshtire amerikanet te pranojne qe me pune dhe perulje arrihen dhe rezultate te tilla??????

  2. raimondi says:

    Ashtu eshte , kjo i cuditi te gjithe kur kaloi kohen e meshkujve –Amerikanet thane qe ….eshte shqetesuese –hahahahaha ,
    U skandalizuan dhe kerkuan ti bejne analizat antidoping , por me vone thane , jo tani

    Kjo eshte e talentuar –Sic eshte Lionel Mesi ne futboll qe e ka trupin si gafore, duket si hamall , por eshte allau te ruajt….

    Nejse , kinezet punojne shume , bejne stervitje shume dhe kane zinxhirin e shkollave sportive qe nga feminija e deri sa riten …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje