Van Gal e bën Holandën si “Big Brother”

2 Gusht 2012, 19:22Sport TEMA

Metodat e çuditshme të punës e kanë bërë Luis Van Gal një trajner të famshëm në arenën ndërkombëtare, por holandezi duket se do të tejkalojë çdo parashikim në drejtimin e përfaqësuese së Holandës.

Tekniku që zuri vendin e Bert Van Marvijk, kërkon të monitorojë rregullisht lojtarët e përfaqësueses, me një sistem të përafërt me “Big Brother”, nëpërmjet një sistemi kompjuterik. Ai dëshiron të dijë kur hyjnë e dalin nga shtëpia, apo kur lojtarët bien të flenë gjumë në darkë çdo ditë, në shtëpitë e tyre, ndonëse janë të shpërndarë në klube të ndryshme në Evropë .

“Dua të përmirësoj kontaktin e përditshëm me lojtarët. Kjo është një gjë e mundshme nëpërmjet ndihmës së mjeteve moderne të komunikimit. Ndaj kërkoj ndihmë nga një ekspert kompjuterësh”, ishte apeli publik që trajneri i Holandës ka bërë nëpërmjet mediave holandeze.

Menjëherë, stafit të përfaqësueses holandeze i është bashkuar Maks Rekers, ish-specialist video te Bajern Mynih në kohën kur skuadra drejtohej nga trajneri holandez. Ai do të jetë personi përgjegjës për të realizuar dhe instaluar “sistemin e monitorimit”.

“Nuk do të pengoj jetën normale të lojtarëve. Thjesht dua të që të komunikojmë më mirë me njëri-tjetrin”, sqaroi tekniku i përfaqësueses holandeze.

Por prite të mësohet opinioni i lojtarëve për këtë ide të trajnerit të tyre, duke patur parasysh se kombëtarja holandeze nuk ka qenë ndonjëherë mes më të disiplinuarave. (LajmeShqip.com)

2 komente në “Van Gal e bën Holandën si “Big Brother””

    1. L6 says:

      Beleja kaqene nga Kombinati! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje