Të gjithë ata të apasionuar pas sportit kanë parë në ekranet e tyre se si në Lojërat Olimpike të Londrës shfaqe sportiste fare të vogla në moshë.
Pyetja që lind është se a ka një moshë dysheme për ata që garojnë në olimpiadë?
Po, mosha minimale për pjesëmarrësit është 16 vjeç. Kjo është vendosur që në vitin 1997 me arsyetimin se trupi nga mosha 12 deri në 15 vjeç nuk është pjekur sa duhur për të përballuar garën olimpike.
Megjithatë, pjesëmarrësja më e vogël në këto Lojëra Olimpike është notarja nga Togo, Adzo Kpossi, 13 vjeç.
Por si shpjegohet?
Në disa vende nuk kontrollohet me saktësi mosha e sportistëve. Për disa sportistë po ashtu nuk është e nevojshme të bëhet një kontroll i moshës.
Por edhe vetë autoritetet olimpike bëjnë përjashtim. Vetë komitetet olimpike vendase mund të vendosin moshën dysheme. Kështu notarja 15 vjeçare nga Lituania, Ruta Meilutyte fitoi medaljen e artë në not.
Natyrisht ka edhe shumë debat.
Në vitin 2008 dy gjimnaste kineze fituan medaljen e artë duke deklaruar se ishin mbi 16 vjeç. Por New York Times zbuloi se ato ishin 13 vjeç.
Kjo Gabby ne foto eshte Ameria’s sweetheart se buzeqeshte shume bukur
–ishte shume e mire ne performance U
a futi ruseve , sado qe ruset e quajne sportin e tyre gjimnastiken e femrave
Ne fakt edhe ajo rusja pretendente per medalje te arte ishte shume e mire ……
Hera e pare ne histori qe nje zezake behet kampione ne gjimnastike …