Ja si tenton miku i Berishës që të blejë medaljet olimpike

2 Gusht 2012, 20:10Sport TEMA

Skandalet e para kanë nisur të shfaqen në Lojërat Olimpike. Fillimisht ishin lojtaret aziatike të badminton-it. Kinezet e humbën lojën qëllimisht dhe për këtë arsye u përjashtuan, por shkaktuan një tërmet të vërtetë.

Kësaj here bëhet fjalë për boksin.

Boksieri nga Azerbajxhani, Magomed Abdulhamidov u shpall fitues ndaj japonezit Satoshi Shimizu me rezultatin 22-17 pikë, edhe pse japonezi e kishte shembur plot gjashtë herë përtokë kundërshtarin.

Por Organizata Botërore e Boksierëve Amatorë ka vendosur që të ndryshojë rezultatin dhe të shpallë fitues japonezin.

Arbitri i ndeshjes, Ischanguly Neretnyjasow nga Turkmenistani, është dërguar në shtëpi. Po ashtu edhe një zyrtar i Azerbajxhanit.

Vitin e shkuar mediat kishin raportuar se Azerbajxhani kishte paguar tek kjo federatë e boksit plot 10 milion dollarë për të marrë dy medalje në Londër.

Federata e boksit i hodhi poshtë zërat si të pavërtetë.

Ndërkohë që miku i Berishës, Ilham Alijev tenton të blejë medalje, ne nuk kemi nevojë se rekordet na i vendos kryeministri.

3 komente në “Ja si tenton miku i Berishës që të blejë medaljet olimpike”

  1. Azeri me gjak blu si Sali Viqidoli says:

    ha ha ha ha!
    I vendos kryeministri, por paret i fut vete ne xhep ?
    http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasapet-e-shqiperise.html

  2. Tirona says:

    Po keto gjyqtaret tane dhe zyrtaret e korruptuar kur do ti dergojme ne shtepi, apo do presim 2013

  3. fule says:

    Ky artikull tregon se kush jane miqte e ri te Doktorit dhe se si e kuptojne te fituarit e nje medalje apo tenderi.

    Ju shpellaret e ndyre te Saliut shikoni pse keni 0 investime gjermane (pervec projekteve te bamirsise) dhe qurravitei me projekte me diktatoret e Lindjes (qe dhe ato spo i realizoni)

    I pari i fisit tuaj po nuk leshoi ndonje cope territor si Zogu, si ka punet mire ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje