Agim Zeqo: Futbolli është humbje. Kam shpenzuar 700 mijë euro për Skënderbeun

3 Gusht 2012, 11:03Sport TEMA

Agim Zeqo, ish presidenti i klubit të “Skënderbeut”, rrëfen se në Shqipëri futbolli nuk është ende biznes. Ai dha dorëheqje nga drejtimi i klubit, edhe pse ishte drejtues i një skuadre kampione. Në një intervistë për “Shekullin”, Zeqo pohon se arsyet e largimit ishin për mungesë kohe në drejtimin e bizneseve të tij dhe thotë se eksperienca e tij në futboll mbaron me kaq. “Pas dy viteve kam marrë vetëm adrenalinë dhe emocion. Përfitime monetare nuk kam marrë, edhe pse kemi dalë dy herë kampion në superligë. Gjithsej kemi përfituar 330 mijë euro, ku 70 mijë i kemi marrë nga FSHF- ja si kampionë”, thotë ai. Sipas Zeqos, kjo është gjysma e shpenzimeve të tij dhe sipas llogaritjeve humbjet e tij shkojnë në 700 mijë euro në dy sezone.

Ai pohon se infrastruktura  në futboll është në pikën më delikate. “Pa infrastrukturë nuk mund të tërhiqen njerëzit në stadiume. Stadiumi i Skënderbeut është i vetmi në Shqipëri që ka tualet”, tregon Zeqo.

Gjithashtu dhuna në stadiume, mosfunksionimi si duhet i reklamave dhe mungesa e menaxherëve, sipas tij janë faktorë pengues në ecurinë e futbollit. “Në shumë stadiume në Shqipëri dhuna është e shtyrë dhe nuk ndodh rastësisht,” pohon ai.

Ai shton se po të kishte kaluar turin e parë në Kupën e Kampionëve me ekipin e Skënderbeut, do të siguronin dhe katër sezone të tjera me 8 milion euro fitim.

Kjo gjë nuk ndodhi. Edhe pse Agim Zeqo thotë është larguar përfundimisht nga futbolli, deklaron se nëse rikthehet, do të drejtonte vetëm skuadrën e Skënderbeut të Korçës.

3 komente në “Agim Zeqo: Futbolli është humbje. Kam shpenzuar 700 mijë euro për Skënderbeun”

  1. dritani says:

    He mo se ndonje bast ne Kine e ke vene ti!

    1. Ertrit Mustafaj says:

      Dhe ke fituar 7 milion EURO, nga Skenderbeu!
      Ta tregon Vani ty!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/celesi-i-suksesit-ekonomik-shqiptar-97.html

  2. ish sportist dhe trajner says:

    Korçaret ne pergjithesi jane tregtare te zot,nuk e investojne lekun kot.
    Zeqo, kur duhet ta mbaje ekipin e dorzon!
    Jo vetem infrastruktura eshte ne pike te hallit,por te gjitha.
    Duhet ministri per sportin,jo Ministria e Kultures(asnje aktivitet)Rinis(si ne kohen e Enverit)dhe sporteve.Reforma per privatizimin kane mbetur ne leter,megjithse pati disa “projekte”
    Rekordet nuk duhen nga pushtetaret,kemi ngateruar rolet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje