Ka pasur një diskutim shumë të gjerë përpara Lojërave Olimpike. A do lejohen sportistet femra të Arabisë Saudite të marrin pjesë?
Më pas kur u vendos për pjesëmarrjen e tyre, pati një diskutim se si do të paraqiteshin ato në ndeshje.
Më në fund në orën 10:27, xhudistja saudite Ali Seraj Abdurahim Shaherkani u shfaq në tapet përballë Melissa Mojica nga Porto Rico.
82 sekonda më vonë ajo kishte humbur. Megjithatë hyri në histori.
16 vjeçarja tha se ishte nervoze.
“Nuk kisha dalë kurrë përpara një turme të tillë,” tha ajo.
Në ndeshje ajo mbajti në kokë një kapuç.
Shefi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge e quajti një arritje të rëndësishme të këtyre Lojërave Olimpike.
“Isha e lumtur që përfaqësova vendin tim këtu. Në familjen time të gjithë merren me xhudo. Babai im është arbitër. Shpresoj se ky do jetë fillimi i një ere të re. Shpresoj që të tjera femra të më pasojnë,” tha xhudistja e emocionuar.
Bravo vajzë! Tani vajzë nuk i thua dot, se kush e kontrolloi, por dhe sikur te jete kjo vetem NET-it ja dritheron zemrën!!!