LO2012, vazhdojnë dështimet kuqezi

3 Gusht 2012, 19:30Sport TEMA

Sportistët përfaqësues të Shqipërisë në Lojërat Olimpike vazhdojnë të dhurojnë rezultate shumë të dobëta në garat ku marrin pjesë. Dështimi i radhës ka qenë ai i Adriatik Hoxhës në hedhjen e gjyles që ka bërë një garë shumë të dobët, ndonëse edhe ai si pjesëtarët e tjerë të delegacionit kuqezi kishte bërë premtime të mëdha për këtë aktivitet.

Rekordmeni shqiptar ka qenë në Grupin A dhe ndër të parët që ka zbritur në pedanë, duke arritur të hedhë gjylen 17 metra e 58 centimetra, gjuajtje e mirë në aspektin personal por relativisht e dobët në krahasim me të gjithë atletët e tjerë të kësaj gare. Në provën e dytë, ai ka bërë faull në tentativën e tij, ndërsa edhe në provën e tretë nuk arritur të përmirësojë rezultatin e kësaj gare, ndërsa ka arritur të hedhë gjylen vetëm 17 metra e 13 centimetra.

S rrjedhojë, Hoxha ka arritur të dalë i 37-ti mes 40 atletëve ndërsa duhet theksuar se 3 sportistët që u renditën pas tij, nuk arritën të realizonin asnjë prej 3 provave dhe si rrjedhojë u skualifikuan.

Si përfundim, atleti shqiptar që stërvitet prej shumë vitesh në Finlandë, nuk ka arritur përsëri të kualifikohet në fazën finale të turneut, ku duhet theksuar se 12 më të mirët kalonin hedhjen në 20 metra. Por këtë radhë, nuk u realizua as objektivi i vërtetë i Hoxhës, ai i thyerjes së rekordit kombëtar prej 18 metra e 18 centimetra. (LajmeShqip.com)

 

4 komente në “LO2012, vazhdojnë dështimet kuqezi”

  1. FATURISTI me profesion says:

    Sa ishte fatura e delegacionit Berisha&Liri ne London 2012?
    A do mjaftonte fatura per tu trajtuar denjesisht per nje vit rresht atletet me te mire qe moren pjese ne Olimpiade?

    Nese s’ka pergjigje, po i konsideroj si pyetje retorike ?

    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html

  2. brazili says:

    Mos shkruani me per keto,se u be boze.Dihet pazari jone.

  3. dritani says:

    Presim me padurim prononcimin e Viron Bezhanit!

    Para 5 min nje atlete Letoneze e Heptatlonit (kujdes Jo hedhese gjyleje) e hodhi gjylen sa ky bashkepatrioti yne.

    Kam frike se edhe ky si Bezhani po ben turizem dhe shopping ne Londer me parate tona.

    Cdo te thote Valle Vironi?

  4. fieraku4u says:

    AS MOS PRISNI NDONJHERE MEDALJE OLIMPIKE NE SHQIPERI…SPORTISTET TANE AS NUK SHPERBLEHEN, BEJNE STERVITJE NE KUSHTE MIZERJE, DHE NE FUND NUK KAN AS STAFIN E KUALIFIKUAR..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje