Ish- kampioni i botës në garën e 100 metrave, Kim Collins, është përjashtuar nga ekipi i vendit të tij përpara nisjes së eliminatoreve për finalen e madhe të 100 metrave. Shkaku ishte se ai fjeti në një hotel në Londër me gruan e tij.
Collins përfaqëson vendine tij St.Kitts& Nevis. Ai u tha fansave të tij në Twitter se ishte përjashtuar pas një vendimi të drejtuesve të komitetit olimpik në vendin e tij.
Një zëdhënës i këtij komiteti tha se ai theu rregullat e disiplinës që ishin vendosur për ekipin.
“Edhe në burg meshkujve u lejohet të shohin gratë e tyre,” shkroi ai në Twitter, duke paralajmëruar se nuk do garojë më për vendin e tij.
Collins ishte shpallur kampion në vitin 2003.
Gara e 100 metrave e ditës së diel pritet me pasion nga të gjithë. Mendohet se mund të jetë gara më e ndjekur në Olimpiadë, ndërkohë që në pole position janë emra si Bolt, Blake, Powell, Guy.
Disiplina…!!! Qyteti olimpik ku strehoen atletet shnderohet ne nje bordello gjigante