Ekipi amerikan i volejbollit për meshkuj po shfaqet në një formë të mirë në Lojërat Olimpike të Londrës. Deri tani ai ka arritur tre fitore dhe shihet si një prej ekipeve të forta pjesëmarrëse në këtë sport.
Në ekipin amerikan luan edhe Donald Suxho, lojtari me origjinë shqiptare, i cili ka nisur karrierën e tij sportive në qytetin e lindjes- Korçë.
Mbas ardhjes familjarisht në Shtetet e Bashkuara në vitin 1996, Donaldi e vazhdoi edhe më tej angazhimin e tij me volejbollin, duke arritur që të jetë pjesë e ekipit kombëtar amerikan që në vitin 2001.
Gjatë intervistës për programin tonë televiziv Ditari, Donald Suxho foli për fillimet e karrierës së tij si sportist në Shqipëri, si dhe mundësitë që iu dhanë në SHBA për të vazhduar më tej këtë sport.
Që nga viti 2001 volejbollisti shqiptaro-amerikan është organizator i ekipit kombëtar amerikan dhe një prej emrave kryesorë të tij.
Suxho tha se edhe Shqipëria ka pasur një periudhë shumë të mirë të volejbollit, por duhet bërë më shumë në drejtim të përgatitjes së ekipeve të të rinjve, për të arritur rezultate të larta.
Për volejbollistin Donald Suxho familja e tij, prindërit, bashkëshortja, vëllai dhe i biri, janë elementët bazë që e kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës së tij sportive në Shtetet e Bashkuara./VOA
Bravo Donald, na ke nderuar edhe ne qe jetojme dhe punojme ne USA, pavarsisht se mendjen dhe zemren i kemi ne Shqiperi.
SUKSESE Ty dhe Ekipit. (keshtu mbase ngushellohemi sadopak nga rezultatet e dobta te perfaqsuesve te Shqiperise ne LONDON 2012)
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london2012-leka-zogu-2-shpetimtari.html
Tani po loz Donaldi __Tv Amerikan NBC po jep tani ndeshjen e volejbollit mudus USA dhe Rusise
Donaldi po loz shume mire ..
Tani sa tha komentatori amerikan per Donaldin : Suxho raised in Albania …..What a spectacle by Suxho !
Komentatori amerikan e permend qe Suxho eshte shqiptar dhe i ritur ne Shqiperi ,
Kur Suxho gjuajti nje top me kembe, se nuk e kapi dot , komentatori amerikan tha :
Kush thote qe amerikanet nuk dijne te lozin futboll ? pastaj shtoi :Suxho i ritur ne Shqiper … vitet e tij te feminise po japin rezultat hahahaha –E tha me nenkuptim qe kur ka qene i vogel , do kete lozur futboll shume ….
Por po loz shkelqyer Suxho _Qenka lojtari me i mire i ekipit amerikan
Bravo Donald , na nderove !
BRAVO DON, ME VJEN MIRE QE KE ARRITUR ENDREN TENDE NE KARRIER. NA NDEROVE TE GJITHVE. JU UROJ FITORE TE TJERA, DHE MEDALJEN E ARIT.
Ka lezet kur degjon nje interviste te qete. Jo 6 gushti, jo pergjimet. Ik mor te dhjefsha horrat e Shqipwrise.
Shikoni videon e 2004 kur USA u perball me Greqine. Suxho ishte i papermbajtshem.
Z.Surxho falindero Nene Terezen,ndizi nje qiri, qe hapi e para burgun Shqiperi si dallendyshe e demokracise dhe fluturove ne SHBA,ndryshe atje ne allbanistan si gjithe talentet e tjere per dhjame qeni do kishe shkuar dhe ti.
Bravo suxho bej krenar te gjithe shqipet me lojen tane ne Amerike.