Algjeriani përjashtohet nga Olimpiada se nuk vrapoi

6 Gusht 2012, 21:38Sport TEMA

Një nga pretendentët kryesorë për fitoren e medaljes së artë në garën e 1500 metrave, algjeriani Taoufik Makhloufi, është përjashtuar nga Olimpiada pasi “nuk u impenjua” në kualifikueset e garës së 800 metrave.

Makhloufi, i cili fitoi baterinë e tij në gjysmëfinalet e garës së 1500 metrave me kohën 3 minuta e 42.24 sekonda, u detyrua të merrte pjesë në garën e 800 metrave pasi përfaqësuesit e Federatës së Atletikës së vendit të tij harruan ta tërhiqnin nga gara para afatit të fundit që ishte të dielën.

Atleti 24 vjeçar u rreshtua në vjen e nisjes së baterisë 5 në mëngjesin e sotëm në kualifikueset e 800 metrave, por fillimisht vrapoi shumë ngadalë e më pas ndaloi plotësisht duke hyrë në fushën me bar dhe duke braktisur garën.

“Gjyqtari mendoi se ai nuk bëri përpjekje mjaftueshëm siç duhej dhe vendosi ta përjashtonte nga pjesëmarrja nga aktivitete të tjera në këtë Olimpiadë”, shkruhej në lajmërimin e publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës.

Shpresa e fundit për atletin algjerian është të vërtetojë me anë të një shkrese mjekësore se pjesëmarrja e tij në garën e 800 metrave u ndërpre nga një dëmtim, në të kundër do t’i duhet të kthehet para kohe në shtëpi. Vendimi i sotëm ka errësuar edhe më tepër situatën në Londër 2012 ku tolerimet e atletëve kanë filluar të bien në sy edhe për përfshirjet e mundshme në bastet sportive. (LajmeShqip.com)

1 komente në “Algjeriani përjashtohet nga Olimpiada se nuk vrapoi”

  1. Andrea says:

    Vendim i paster racist!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje