Humori i një kombi: a ka rëndësi kjo për një vend?

6 Gusht 2012, 11:56Sport TEMA
Humori i një kombi: a ka rëndësi kjo për një vend?

Ky përqafim i fiksuar nga kamerat pas fitores së tenistit britanik Andy Murray ka nxitur gazetën britanike Daily Mail të flasë për humorin e një kombi.

Rezultatet e mira të Britanisë së Madhe në Lojërat Olimpike, përfshi këtu fitoren e Andy Murray në finalen e tenisit për meshkuj, janë një arsye që kombi të jetë në humor të mirë, shkruan gazeta.

Fotot tregojnë se si një vogëlush 11 vjeçar, i quajtur Henry Caplan, përqafon mes lotëve Murray, duke thënë se ai është heroi i tij dhe e meriton një përqafim.

Është një moment magjik që ngre një pyetje: po ne si komb kemi pasur momente të humorit të mirë?

Natyrisht i kemi pasur edhe ne momentet tona, atëherë kur Kosova shpalli pavarësinë apo kur fituam ndaj Greqisë në futboll.

Nuk është e thënë që të fitojmë në garat më të mëdha, por të paktën të fitojmë ose të tregojmë shpirt gare.

Ekipi ynë olimpik e mbylli me dështim spektakolar këtë olimpiadë, pa treguar ndoshta as frymën e garës.

Dhe një detaj tjetër: A e mbani mend kur ka qenë hera e fundit që ka pasur njerëz frymëzues apo motivues këtu?

7 komente në “Humori i një kombi: a ka rëndësi kjo për një vend?”

  1. AK says:

    KJO SHPJEGON ARENAT ME GLADIATORE…

  2. malcori says:

    ku mungojne njerzit ska si te pretendohet per humor,prandaj artikulli eshte tendencioz per ne ……

  3. Rani says:

    O Tema ne nuk jemi komb po jemi turme bagetish.

  4. fieraku4u says:

    KU KA SPORT DHE FRYME GARE NE SHQIPERI SHOKU, NE SHQIPERI KA VETEM VRASJE, RRAHJE BRUTALE, PERDHUNIME, NJEREZ QE E KAN MENDJEN VETEM TE PIJNE KAFE DHE CIGARE NGA MENGJESI NE DARKE. SPORTI KA MARRE FUND NE SHQIPERI…KY ESHTE REALITETI NE SHQIPERINE TONE TE DASHUR

  5. Niko Maloku says:

    Zoteri! Historia nuk ka filluar ne vitin 2004. Ka patur edhe shume e shume momente te tjera kur kemi qene ne humor sportiv si komb.Kemi qene kampione te Ballkanit ne futboll,kemi skualifikuar Partizanin e Beogradit ( Flamurtari i Vlores)dhe kemi barazuar me Barcelonen e Spanjes ( ne ate kohe kampione e Europes). Gjithashtu kemi qene kampione te Ballkanit ne voleibollper femra dhe gjithashtu kemi qene nenkampione europe ne voleiboll per femra. Pa permendur ketu sportistet tane te cilet paten dale kampione Europe dhe nenkampione bote ne qitje dhe ngritje peshash. E vetmja gje qe s’kemi patur, ka qene fakti se asnje sportist i yni nuk arriti te ” shijonte” drogen.

    1. Martin says:

      kampione te ballkanit ne futboll?! eshte shpik ndonje lige e re se sikur s’ma kane zene veshet dicka te tille me pare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje