UEFA njofton në faqen e saj zyrtare se TV Klan ka fituar të drejtën për të transmetuar Champions League nga viti 2012 deri në vitin 2015.
Ajo që të bie në sy në njoftimin e UEFA-s është se aty thuhet: “Transmetuesi komercial, TV Klan do të transmetojë ndeshjen më të mirë të të mërkurës live, pasuar nga një program me momentet më të mira. Në përputhje me qasjen neutrale të UEFA-s, tifozët e futbollit në Shqipëri do mund të ndjekin Champions League në telefon dhe online”.
Deri më tani, edhe pse TV Klan ka pasur të drejtën për të transmetuar ndeshjet e CHL, shqiptarët kanë parë gjithmonë ndeshjet më të dobëta të natës, ndërkohë që më të mirat janë transmetuar me pagesë. Nuk dihet nëse është një kusht i ri për TV Klan, por dihet se deri më tani ne kemi parë ndeshjet më të lodhura deri në momentet kur mbetej vetëm një ndeshje pa u transmetuar dhe TV Klan nuk kishte ku shkonte pa e dhënë.
Duet me transmetu milionerin ma s’parit.
http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html
Klani te vendosi antena nje here se e ka sinjalin per ibret….