Serena Williams nën akuzë... për kërcimin në fushë (VIDEO)

8 Gusht 2012, 12:51Sport TEMA

Tenistja Serena Williams është akuzuar se me kërcimin e saj në fushë gjatë ndeshjes finale për Lojërat Olimpike, ka ngritur lart një kulturë bandash.

Pasi fitoi të shtunën medaljen e artë, tenistja në mënyrë spontane bëri disa lëvizje të njohura në muzikën hip- hop edhe si “crip walk”. Ky emërtim vjen sipas emrit të bandës së njohur në Los Angeles “The Crips”, të njohur për vrasjet e pamëshirshme, trafikun e drogës dhe lidhjet me mafien.

Me dhjetëra gazetarë sportivë e kanë kritikuar tenisten, duke thënë se ishte krejt e papërshtatshme dhe pa klas një gjë e tillë.

Kurse vetë tenistja thotë se ishte thjesht një kërcim që e bëjnë në Kaliforni.

“Isha thjesht unë. Më pëlqen të kërcej. Nuk dija çfarë të bëja tjetër. Isha e lumtur dhe nisa të lëviz e më pas të kërcej. Nuk e kisha planifikuar. Thjesht ndodhi,” tha ajo.

Por të paktën dikush është gëzuar për kërcimin e saj. Ai është rapper-i i njohur Snoop Dogg që e përshëndeti këtë veprim të Serena Williams.

4 komente në “Serena Williams nën akuzë… për kërcimin në fushë (VIDEO)”

  1. blerta says:

    ja fusin kot keta gazetaret, se ju vjen inat.
    Sikur vrau ndonje ne fushe ajo, vetem kerceu dhe aq..i lumte fitoi edhe eshte me e mira..

    1. lloqe-lloqe says:

      Blerta e ke emrin dhe qeke komplet jeshil nga truni – “ja fusin kot gazetaret, se ju vjen inat.”

      osht i gjo qe quhet Google – qe te ndihmon me informacione dhe duhet me e perdor 10-fish sidomos kur vjen nga ose jeton ne province.

      me nje kerkim te thjesht para se me fol do kishe edukuar veten me kete informacion:

      It is dance invented by crip gang which involves the movement of ones feet, classically to the spelling of C-R-I-P (refer C Walk) It was used by Crips at parties to diss the Bloods. It was also used after killing someone to give the kill a Crip signature. MTV declined to broadcast any music videos that contained the Crip Walk.

      Te uroj tranzicion te shpejt me njeshilliku i trunit

      1. Rani says:

        Mos e ngacmo gocen se i pelqejne te zinjte nuk e dije ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje