Usain Bolt nuk ndalet: Sprinteri më i madh që ka parë ndonjëherë bota (FOTO)

9 Gusht 2012, 22:49Sport TEMA
Usain Bolt nuk ndalet: Sprinteri më i madh që ka parë

Usain Bolt fitoi edhe garën e 200 metrave sonte, duke fituar titullin si sprinteri më i madh që ka njohur ndonjëherë bota.

25 vjeçari nga Xhamajka i bëri 200 metrat në 19.32 sekonda, një fraksion larg nga rekordi olimpik prej 19.30 sekondash.

Stadiumi e ka brohoritur, ndërkohë që ai ka vazhduar spektaklin duke bërë pompa.

Tre të parët në këtë garë ishin xhamajkianë. Bolt- Yohan Blake dhe Warren Weir.

Bolt u bë i pari person që fiton garën e 100 dhe 200 metrave në dy Lojërave Olimpike njëra pas tjetrës.

Në Pekin Bolt theu rekordet botërore në 100 dhe 200 metra.

Ai shprehu keqardhje që nuk mund të thyejë rekord sonte.

5 komente në “Usain Bolt nuk ndalet: Sprinteri më i madh që ka parë ndonjëherë bota (FOTO)”

  1. Gusmari says:

    Rrafsho thepin mor djale!
    vetem me miell vendi te jesh rritur?
    Ta kete kaq te mire buken e grunjte Xhamajka valle?

  2. 1 says:

    Ky eshte 1,kishte mundesi ta shpartallonte rekordin,por nuk e mori seriozisht garen !

  3. gregori says:

    Nuk i thyen me qellim! Deshiron qe t’i thyeje ndonje atlet tjeter e pastaj… :))) Eshte i ri dhe nuk do te konsumohet kaq shpejt

  4. Neorealizmi says:

    I le mbase per ti thyer ne Mitingje atletike (Golden League) te cilat kane shperblim shume me te madh per rekordin boteror.

  5. Landi says:

    Gezohu edhe ca sa ste eshte qepur rekordmeni yne qe mund ta bej 100 metershin 8.58 dhe 200 metershin 18.18 …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje