Aleks Ferguson ka komentuar mjaft ashpër lëvizjen e fundit në merkato, ku PSZH i ka marrë para syve talentin brazilian Lukas Moura, duke paguar rreth 45 milionë euro për futbollistin. Tekniku skocez ishte shumë pranë nënshkrimit me lojtarin por oferta e çmendur e radhës e sheikëve të klubit francez bëri që 19 vjeçari të ndryshonte destinacion.
“Më duket relativisht e çuditshme që një klub të paguajë 45 milionë euro për një djalosh 19 vjeçar. Për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve, PSZH ka firmosur edhe me Tiago Silva dhe Ibrahimoviç. Në muajin e fundit ata kanë shpenzuar rreth 150 milion paund në blerje dhe rroga. E vetmja gjë që mund t’i ndalojë është UEFA”.
“Them që në kushtet aktuale të futbollit, nuk duhet të kualifikohesh më në Evropë duke fituar kampionatin apo duke dalë i dyti, por me ftesë. Vetëm në këtë mënyrë UEFA mund të ketë më shumë pushtet. Kur dikush paguan 45 milion euro për një djalosh, atëherë e kupton se futbolli është çmendur”, tha trajneri i Mançester Junajtid, i cili më pas sqaroi edhe situatën për Van Persin.
“Ne kemi bërë një ofertë, ndërsa Arsenali po mundohet të negociojë me klube të tjera. Tani na duhet të presim dhe të shpresojmë që gjërat të shkojnë siç duam ne”, përfundoi skocezi. (LajmeShqip.com)
Ceshtje imazhi!
Sa para jane ne loje derisa shkon puna edhe tek lotosportet qe duhet te zhduken nga qarkullimi ?
ik ti ore pianec se te kan ren dhembet.po ku e shite ti ronaldon tek reali 90 milion para 4 vjetesh sishte cmendur futbolli???koha e mancesterit ka mar fund,boll me me futbollin paso e vrapo.
Platinia dhe Blateri jane arkitektet e shkaterrimit te futbollit. kjo eshte situata me absurde qe renon dita dites sportin me te ndjekur ne bote. Fair Play Financiar?! Dokrra…
Hajde Fergi se kete loje ju e niset, e vazhduan spanjollet dhe prit kur t’i dali flaka.
45 milion euro per nje 19 vjecar nuk ma do mendja te jene kaq budallenj keta sheiket te harxhojne 600-700milion euro kot ne vit
Ky plakushi pijanec skocez me kujton ate proverbin e dhelpres dhe rrushit… per sa kohe qe mendonte dhelpra plake se lojtarin e ri brazilian mund ta bente te veten me 25 milione €uro ne pjate, çdo gje ishte ne rregull. Vetem se kur doli nga strofulla nje sheik i krimbur me para qe ofroi me shume, dhelpres skoceze iu keput shpirti dhe na e quajti lojen te pandershme!
He he, evidente qe nuk pershtatet kollaj FAIR PLAY me alkolin!
Eat shit ferguson! Kur shpenzoi abramovici dy kuintale me euro te celsi sfole gje!rrace e keqe!
ik gris bythen ferguson se te rane breket, harrove kur i blie lojtaret me shtrejnt se cdo ekip, dhe kryesoje ne premier lige, tashi po te bjene breket dhe ke filluar merresh me llafe si grate.