Real Madrid ka shkatërruar në një ndeshje miqësore ekipin italian të Milanit me rezultatin e thellë 5 me 1.
Sulmuesi portugez i Realit shënoi dy gola në pjesën e dytë dhe mesfushori brazilian, Leite Kaka asistoi në tre prej golave të shënuara nga ana e madrilenëve.
Ndonëse ‘mbretërit’ dominuan gjatë gjithë pjesës së parë kjo periudhë e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1. Golin e parë në ndeshje e shënoi Di Maria, në minutën e 24-të ndërsa rezultatin e pjesës së parë 1:1 e vendosi sulmuesi brazilian i Milanit, Robinho, në minutën e 33-të.
Por, me të filluar pjesa e dytë pas ndryshimeve të bëra nga Mourinho, Reali arrit shumë shpejt të jetë sërish në avantazh. Fillimisht Ronaldo në minutën e 49-të shënoi golin e parë të tij në ndeshje, që duket se ishte edhe paralajmërimi për një rezultat të thellë. Ronaldo nuk u ndal me kaq, pasi golin e dytë e shënoi në minutën e 66-të. Ndonëse trajneri milanez, Massimiliano Allegri u mundua që me freskimin e radhëve të ekipit të tij të ndalë hovin e “Los Blancos”, ai nuk ia arriti qëllimin pasi deri në fund të ndeshjes Reali shënoi edhe dy gola të tjerë. Fillimisht, në minutën e 81-të shënoi mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos ndërsa golin e fundit në ndeshje e shënoi zëvendësuesi, Callejon, në minutën e parafundit në lojë./KD
http://youtu.be/6pRJdtPaxkY
Sa ja paska cik nji cik ?
Sec ka nje shije tjeter ky futbolli, ndryshe nga olimpiada, apo jo?
http://fashionguests.blogspot.com/2012/08/london-2012-fashion-olympics.html