Skandali i basteve, Antonio Conte pezullohet për dhjetë muaj

10 Gusht 2012, 09:56Sport TEMA

Trajneri i Juventus në Itali, Antonio Conte, është skualifikuar për dhjetë muaj. Vendimin e ka marrë Komisioni Disiplinor i Federatës Italiane pas një hetimi në lidhje me skandalin e basteve. Në këtë mënyrë nesër Conte nuk do jetë në finalen e superkupës kundër Napolit. Leonardo Bonucci dhe Simone Pepe janë liruar nga akuzat.

Tekniku i Juves është dënuar për veprime që datojnë në kohën kur ishte trajner i Sienës. Atij iu zbritën pesë muaj nga kërkesa fillestare e prokurorit federal.

Juventus nuk do ketë as ndihmëstrajnerin Angelo Alessio, i skualifikuar për tetë muaj. Edhe bashkëpunëtori teknik, Cristian Stellini ka lënë klubin.

Lecce dhe Grosseto do zbresin një kategori.

7 komente në “Skandali i basteve, Antonio Conte pezullohet për dhjetë muaj”

    1. studenti says:

      Lenco, mos u merr me paruken e Kontes se ai eshte i vetmi trainer i Italise ne 50 vjetet e fundit qe e ka fitu kampionatin pa asnje humbje!!!! shko futi i byrek me gjize lali…

      1. Neorealizmi says:

        Kampionatin pa humbje e ka fituar edhe Trapatoni me Interin 1989 dhe Kapelo me Milanin 1993.

      2. Lenci, Shish Tufin says:

        studento,
        Duhet te mbarosh shkollen nje here ?
        Kur une kam qene tifoz i juves ti duhet te kesh qene ke bollsat e babit, si projekt cun apo goce ?
        KOnte ene si lojtar, nuk ka qene ndonje here ne lartesine e Del Pieros, Bufonit, Platinis, etj …
        … dhe Juvja e Kontes eshte si Skenderbeu i Gimces ?

  1. Zana says:

    Sa qejf i ka Juvja hajdutet, me sa duket nuk fiton dot pa ato.

    1. alex says:

      Na mbushe mendjen zana dukesh qe e njeh futbollin shume,konte u denua nga genjeshtrat e nje lojtari qe pretendon qe ka pasur dijeni per 2 ndeshje te shitura,nderkohe 23 lojtare te tjere jan me konten.figc nuk ka shume ndryshim nga fshf.

      1. patrioti says:

        hajduti eshte hajdut sado qe te fshihet e gjeten dhe si ka mundesi qe hajdutat te gjiteh fshihen tek juvja..ne sduam ta shajme juven por ajo ste le me skandalet e saja qe i tregojne fytyren e vertete si nje ekip plere dhe e ka felliq italine duke vjedhur si trofe dhe lojtar hajduta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje