Manchester United nxjerr aksionet në bursë, por u ul vlerën

10 Gusht 2012, 12:13Sport TEMA

Manchester United është detyruar të ulë vlerën me të cilën aksionet e klubit do të shiten në bursën e Nju Jorkut, duke nisur nga dita e sotme.

Klubi i njohur bëri me dije se një aksion do shitet për 14 dollarë, poshtë vlerës prej 16-20 dollarë, që ishte parashikuar ditë më parë.

Aksionet që do shiten përbëjnë rreth 10 përqind të klubit. United shpreson që të mbledhë së paku 233 milion dollarë për të paguar disa nga borxhet që ka. Kjo shumë është poshtë vlerës prej 333 milion dollarë, që ishte shpresuar në fillim.

Edhe pse çmimi është ulur ndjeshëm, disa investitorë thonë për BBC se do mendoheshin dy herë para se të blejnë aksione. Ata thonë se edhe 10 dollarë për aksion është sërish shumë.

Tifozët e klubit kanë shprehur zhgënjim pasi mendojnë se shumë nga paratë do shkojnë për familjen amerikane Glazer, që ka në pronësi klubin.

Së fundmi Forbes e shpalli United klubin më me shumë vlerë në botën e sportit. Ai vlerësohet se kushton 2.23 miliard dollarë.

2 komente në “Manchester United nxjerr aksionet në bursë, por u ul vlerën”

  1. madrid says:

    ka filluar tatepjeta e M.UTD dhe ky eshte vetem fillimi.M.SYTI DHE CHELSEA do dominojn futbollin britanik perk keto vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje