Shqipëria vazhdon të kënaqet vetëm me pjesëmarrje në Lojërat Olimpike

10 Gusht 2012, 12:15Sport TEMA

Çerekfinalja është niveli më i lartë që kanë prekur sportistët shqiptarë në lojërat olimpike “Londra 2012”. Por çerekfinalja ishte e arritshme vetëm për shqiptarët që garuan për ngjyrat e shteteve të tjera. Sportistët e Shqipërisë ishin larg çerekfinales, me përjashtim të Majlinda Kelmendit, që nga ky rang kishte vetëm një fitore larg.

Shqipëria është në pritje të medaljes së parë olimpike dhe për të fituar një të tillë duhet të presë së paku edhe katër vjet. Medalja për “kuqezinjtë” do të mbetet vetëm ëndërr nëse ndërkohë gjërat nuk ndryshojnë në organizimin e sportit të Shqipërisë. Kështu të paktën vlerësojnë analistë të sportit shqiptar që paraqitjen e Shqipërisë në “Londra 2012” e cilësojnë si dështim total.

Në të vërtetë, aventura e Shqipërisë në Lojëra Olimpike nisi shumë keq. Me të nisur garat, peshëngritësi Hysen Pulaku u suspendua për shkak se doli pozitiv në testin antidoping. Pulaku ishte sportisti i parë me doping në “Londra 2012”.

Shqipëria për në Londër nisi një delegacion prej 11 sportistëve, që në start, me suspendimin e Pulakut u reduktua në dhjetë.

Shpresat më të mëdha për medalje Shqipëria i kishte te xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi e peshëngritësja Romela Begaj. Kelmendi nisi mirë paraqitjen në kategorinë deri 52 kg, duke fituar pa probleme të mëdha luftën e parë. Por, në luftën e dytë sportistja më e mirë kosovare u befasua nga autsajderja Christianne Legentil e Mauritiusit që e mposhti me “Ippon”. Humbja e Kelmendit ndodhi në një të tetën e finales. Kelmendi humbjen e arsyetoi me presionin e madh që ka pasur dhe dëshirën e madhe për sukses. Vetë xhudistja pejane para udhëtimit kishte thënë se në Londër synon të fitojë medalje./KD

7 komente në “Shqipëria vazhdon të kënaqet vetëm me pjesëmarrje në Lojërat Olimpike”

    1. hysni dajaku says:

      nuk e ka fajin shqiperia por komiteti olimpik qe vazhdon me lojra te kohes se qepes!!po ua mbajti bytha atyre qe organizojne le te fusin lojrat serioze bashkohore si “vjedhje xhepash,apo varsesh floriri,vjedhje votash,korrupsion,hyrje dalje ne NATO,aplikim per ne Europ,referendum per imunitet,thashetheme,mashtrime e te tjera si keto,edhe ta shikojme do lem me medalje ne kembe ne shqiptaret apo jo!!ndaj do kerkuar llogari atje ku buron e keqja ,e ju tu biem ne qaf sportisteve e perfaqesuesve tane qe jan gjithmon ne lartesin e duhur!!!

      1. raimondi says:

        Majlinda eshte sportiste klasi , por i eci ters

        –Megjithate fajin e ka shteti qe duhet te filloje klasat sportive zinxhir neper shkolla ,
        dhe pastaj te investoje per sportistet e talentuar dhe te vendosi fonde per te pasur salla sportive me t egjitha paisjet ne cdo qytet

        Pastaj duhet te shpejtojme bashkimin Kosove -Shqiperi, se keshtu se bashku ritet mundesia per te nxjerre me shume talente sportive

        1. Landi- Sverige says:

          …dhe pastaj i fut nje pjate grosh plencit dhe do behesh rekordmeni olimpik i pordhes!

  1. Xen Deledashi says:

    Njikshtu asht kur dalin paret vetem me honger gjize e ullij

  2. Neorealizmi says:

    Çdo me thënë ” u suspendua”?

  3. adriangj says:

    Tema ju lutem shkruani Shqip se keshtu na ndihmoni edhe ne jasht shqiperis qe te mos harrojme quhet tone te bukur.

    P.SH. Cfare do te thote “u suspendua” “Me të nisur garat, peshëngritësi Hysen Pulaku u suspendua për shkak se doli pozitiv në testin antidoping.”

    Apo autsajderja “Por, në luftën e dytë sportistja më e mirë kosovare u befasua nga autsajderja Christianne Legentil e Mauritiusit që e mposhti me “Ippon”. Humbja e Kelmendit ndodhi në një të tetën e finales.”

    Nese perdorni nje fjale te huaj ethere shkruajeni ne gjuhen origjinal dhe mos a “shqiptarizoni”

    Nuk e besoj se e botoni kete koment, sepse bazuar ne disa komente te tjera ju nuk keni qef qe te ju kritikoje njeri…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje