Bronzi shpëton koreanët nga shërbimi ushtarak

11 Gusht 2012, 11:15Sport TEMA

Lojtarët e Koresë së Jugut kanë festuar si të çmendur në fushë pas suksesit 2-0 ndaj Japonisë në ndeshjen e futbollit ku ata jo vetëm fituan një medalje të bronztë olimpike, por edhe i shpëtuan shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vendlindje.

Autoritetet qeveritare të Koresë së Jugut, mendonin se një medalje në turneun e futbollit do të rriste ndjeshëm prestigjin e vendit e për këtë arsye kanë u premtuar lojtarëve se nuk do të ishin të detyruar të bënin shërbimin ushtarak nëse ktheheshin triumfues nga Olimpiada.

Për këtë arsye, festimet pas ndeshjes kanë tejkaluar normalitetin, sipas fjalëve të vetë trajnerit të përfaqësueses Hong Miung-Bo. “Dhomat e zhveshjes u kthyen në një katastrofë. Lojtarët u çmendën dhe filluan të hidhnin gjëra nga të gjitha anët. Unë nuk munda të futesha brenda dhe për këtë arsye kam pritur jashtë derës derisa filloi konferenca për shtyp”, tregoi ai.

Trajneri beson se përjashtimi nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak 21 mujor, do të ndihmojë këto lojtarë të rinj, të cilët këtë periudhë do ia dedikojnë karrierës së tyre si futbollistë.

Vetë trajneri Hong i ka shpëtuar shërbimit ushtarak pasi në vitin 2002 ishte kapiten i kombëtares që arriti deri në gjysmëfinalet e Botërorit të organizuar në bashkëpunim me Japoninë. (LajmeShqip.com)

2 komente në “Bronzi shpëton koreanët nga shërbimi ushtarak”

    1. kulmaku says:

      O Mark,,prandaj shqiptaret nuk e rrujne per rezultate ne sport,sepse nuk kane sherbim te detyrushem ushtarak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje